Besimtarët festojnë Fiter Bajramin
Gurra: Ditë mjaft e rëndësishme

Besimtarët festojnë Fiter Bajramin<br />Gurra: Ditë mjaft e rëndësishme
TIRANE- Të gjithë myslimanët në të gjithë vendin kanë mbyllur sot muajin e madhërueshëm të Ramazanit. Në këtë ditë të shënuar të një ndër festave më të rëndësishme për fenë islame, atë të Fiter Bajramit besimtarë kanë festuar në mbarë vendin. Që në orën 06:23 minuta bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbushur i tëri nga besimtarët myslimanë të cilët kanë falur namazin e Bajramit të Ramazanit.

Në një studio të improviuar në ambientet e xhamisë së “Et’hem Beut” në kryeqytet edhe imami i xhamisë së Tiranës, Ylli Gurra, e ka quajtur mjaft të rëndësishme këtë ditë për komunitetin mysliman, pasi Fiter Bajrami është një ndër shtyllat më të rëndësishme të fesë islame.

"Fiter në arabisht do të thotë natyrshmëri, përmes dhënies së një sasie fitri ose vitri në gjuhën popullore. Ne kemi vendosur që për këtë vit 2013, të jetë 3 mijë lekë të vjetra për person. Çdo person që ka agjëruar ose jo duhet të japë këto, para kryerjes së namazit në shesh. Përtej agjërimit dhe sakrificës personale, Zoti kërkon që përkushtimin tonë ta shprehim jo vetëm shpirtërisht, por edhe të lexueshëm e të numërueshëm. Falja e namazit të Ramazanit është shprehje e pritjes së sihariqit që vjen nga Zoti", tha Gurra.
xhami intervista
(Foto: Imami i xhamisë së Tiranës, Ylli Gurra)
 
Prej më shumë se 30-ditësh besimtarët myslimanë kanë agjëruar për gjatë gjithë muajit të Ramazanit, në shenjë respekti dhe adhurimi ndaj zotit duke u privuar nga e ngrëna dhe e pira.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Mërkuri dhe Hëna janë aktivë në shenjën tuaj... horoskopi për sot

Mërkuri dhe Hëna janë aktivë në shenjën tuaj... horoskopi për sot