TIRANE- Mijëra besimtarë bektashinj, festojnë gjatë ditës së sotme festën e Hashures. Kryegjyshi botëror baba Edmond Brahimaj, me këtë rast i ka uruar mbarë besimtarët, duke u bërë thirrje për më shumë dashuri mes njëri-tjetrit, si dhe duke u lutur për më shumë paqe në këtë botë të trazuar nga luftërat.
 
Festa e Hashures është një ndër festat më të rëndësishme për besimtarët bektashinj, që e konsiderojnë si ditën e martirizimit të imam Husejnit.
 
Sipas këtij besimi, imami u rrethua në shkretëtirën e Qerbelasë 1400 vite më parë dhe u vra së bashku me një numër të madh besimtarësh të tjerë.
 
Festa e Hashures vjen pas 10 ditësh agjërimi gjatë të cilave përkujtohet kjo masakër.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)