Politika uron Krishtlindjen! Rama: Gëzuar! Begaj: Ditë shprese! Basha: Begati për çdo shqiptar

Politika uron Krishtlindjen! Rama: Gëzuar! Begaj: Ditë shprese! Basha: Begati për çdo shqiptar

Foto e publikuar nga Rama

Kryeministri Rama ka zgjedhur një foto të veçantë të një peme Krishtlindjesh me një engjëll në të, për të uruar të gjithë besimtarët e krishterë festën e Krishtlindjeve.

“Mirëmëngjesi Krishtlindjesh”, shkruan Kryeministri, ndërkohë që një ditë më parë zgjodhi që urimin ta bënte përmes një tablo të rrallë të lindjes së Krishtit, pikturuar në atelienë e Çetirëve në muzeun e Onufrit Berat.

Presidenti Bajram Begaj ka vizituar ditën e sotme Katedralen Katolike dhe atë Ortodokse në Tiranë për të uruar Krishtlindjen. Pas vizitës, Begaj ka dhënë dhe një mesazh urimi për të gjithë kombin shqiptar. 

"Sot është një ditë e veçantë. Dita e Krishtlindjes, erdha për t’i uruar këtë ditë të shenjtë. Kjo është ditë  e dritës hyjnore, sjell shpresë dhe gëzim për gjithë besimtarët dhe shqiptarët. Gëzuar, të kenë sa më shumë gëzime, begati dhe paqe të gjithë shqiptarët", tha Begaj.

Një urim e pati edhe kryedemokrati Lulzim Basha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. 

“Të dashur besimtarë të krishterë, ju uroj nga zemra Gëzuar Krishtlindjen! Drita që lind nga errësira e kësaj nate të shenjtë i mbushtë me shpresë dhe besim zemrat tuaja. Zoti na udhëheqtë drejt mirësisë, paqes dhe begatisë për çdo shqiptar. Krishtlindje të bekuar dhe nga mot gëzuar”, shkroi Basha.

"Krishtlindja është lindja e shpresës, burimi i paqes, fuqia e dritës mbi errësirën dhe konfirmimi më i qartë i dashurisë së Perëndisë ndaj njerëzimit. Gëzuar të gjithë besimtarëve, gëzuar të gjithë shqiptarëve. Bekimet dhe ngrohtësia e dashurisë së Zotit qofshin gjithmonë me ju e veçanërisht për të gjithë ata që sot përballen me varfërinë, sëmundjet dhe padrejtësitë. Gëzuar", shkroi Meta. 

lajm ne perditesim..

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:24
Begaj uron Krishtlindjen: Sa më shumë paqe e begati! Janullatus: Të punojmë me zemër për përparimin e vendit

 

Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse, Anastas Janullatos e përqendroi mesazhin e tij në durimin, si një fuqi mistike që hap çdo shteg.

Në ditën e Krishtlindjes, Presidenti Bajram Begaj nga katedralja ‘Ngjallja e Krishtit’, uroi gjithë shqiptarët që të kenë paqe e begati. Ndërkohë një mesazh e pati edhe Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse, Anastas Janullatos, i cili tha se duhet të punojmë me gjithë zemër për përparimin e vendit.

Janullatos: Jemi mirënjohës për presidentin, sepse gjithë këtë periudhë transmeton mesazhin e shpresës dhe dashurisë. Dëshirojmë të punojmë me gjithë zemrën tonë për përparimin e vendit në këtë frymë të krishtlindjes.

Begaj: Sot është një ditë e veçantë. Dita e Krishtlindjes, erdha për t’i uruar këtë ditë të shenjtë. Kjo është ditë  e dritës hyjnore, sjell shpresë dhe gëzim për gjithë besimtarët dhe shqiptarët. Gëzuar, të kenë sa më shumë gëzime, begati dhe paqe të gjithë shqiptarët.

Janullatos: Dashuria dhe shpresa janë bashkë. Gëzuar për shumë vjet.

Begaj ka vizituar ditën e sotme Katedralen Katolike ku dha dhe një mesazh urimi për të gjithë kombin shqiptar. Gjatë fjalës së tij, Begaj ka thënë se kjo është një ditë shprese, frymëzimi, reflektimi dhe drite.

Bajram Begaj: Sot është një ditë e veçantë. Erdha këtu dhe u takova me Imzot Arjan Dodaj për të ju uruar të gjithë besimtarëve të krishterë “Gëzuar Krishtlindjen”. Kjo është një ditë shprese, frymëzimi, reflektimi dhe ditë drite. Është shpresë për faktin që e nesërmja do të jetë më e mirë dhe frymëzim për ne për të dhënë më shumë dashuri, më shumë solidaritet për të gjithë ata që janë të pamundur, për të gjithë ata që të sëmurë dhe për të gjithë ata që kanë nevojë. Patjetër që është një ditë reflektimi sepse sot në botë ka shumë ngjarje që na trishtojnë dhe duhet patjetër të reflektojmë në këtë ditë Krishtlindje që të lutemi për më shumë paqe, begati dhe prosperitet për të gjithë kombin.

Në krah të Presidentit Begaj ka qenë edhe Imzot Arjan Dodaj, i cili ka përcjellë një urim për të gjithë kombin shqiptar, si dhe ka falenderuar Presidentin Begaj.

Imzot Arjan Dodaj: Dëshiroj të falenderoj Presidentin që veçanërisht në kremtimet në festat tona fetare, të të gjitha kulteve në Shqipëri, ai ka aftësinë kaq të butë që të vejë në evidencë mesazhet që përcjell dhurata e fesë, e dialogut fetar dhe harmonisë midis nesh dhe në rastin konkret, të festës së Krishtlindjes që të vejë në dukje mesazhin që Krishti, Princi i Paqes në një kohë kur paqja akoma mungon. Zoti e bekoftë kombin tonë!

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Mjeti përfundon në lumin Lana, humb jetën drejtuesi në Bërxullë

Tiranë/ Mjeti përfundon në lumin Lana, humb jetën drejtuesi në Bërxullë