Saranda
Në Sarandë besimtar ortodoks i janë bashkuar meshës e cila është mbajtur në nderë të kësaj feste. Edhe pse në ujë të ftohtë edhe këtë vit është hedhur kryqi në det ku për të tretin vit radhazi, kryqi është nxjerr nga uji nga i riu Kristaq Qose.
Vlorë
Dita e Ujit të bekuar dhe hedhja e Kryqit në det është kryer edhe në qytetin e Vlorës. Besimtarët Ortodoks kanë ndjekur ritualin e përvitshëm nga prifti i Vlorës At Kostandin Prifti. Ceremoni është zhvilluar në zonën e Ujit të Ftohtë. Prifti I Vlorës Kostandin Prifti ka uruar pagëzimin e Krishtit të gjithë besimtarët.
Fier
Edhe ne qytetin e Fierit besimtaret ortodoks paraditen e sotme kane festuar ditën e ujit te bekuar .Me këtë rast kisha e Shën Gjergjit ka organizuar edhe hedhjen e kryqit në ujë. Procesioni ka nisur me meshën ne kishe dhe me pas vargu i gjatë i besimtareve i janë drejtuar shatërvanit në sheshin Europa. Metropoliti At Nikolla ka uruar besimtarët për këtë ditë të shënuar.
Berat
Qindra qytetarë të Beratit, por dhe të ardhur nga rrethe të tjera, kanë ndjekur sot ceremoninë e hedhjes së kryqit në ujërat e lumit Osum. Ceremonitë e ditës së shenjtë nisën që në orët e para të mëngjesit pranë Katedrales së Shën Dhimitrit. Kryepeshkopi i Jugut, Vlorës, Kaninës dhe Beratit, Imzot Ignati i cili uroi të gjithë besimtarët.
Korçë
Në Korçë ceremonia e ujit të bekuar është zhvilluar në katedralen e këtij qyteti. Presidenti i Republikës ka qenë në këtë qytet për të ndjekur meshën e pagëzimit të Krishtit. Por në katedralen e Korçës është shënuar edhe një incident kuvendi në të cilin ndizen qirinjtë është përfshirë nga flakët.
Elbasan
Festa e ujit të bekuar është bërë traditë tashmë edhe në qytetin e Elbasanit. Edhe sivjet janë hedhur dy kryqe. Kjo për shkak të qëndrimit që mban Kisha Shën Maria e drejtuar nga At Nikolla Marku ndaj Kishës Ortodokse Shqiptare të drejtuar nga Kryepeshkopi Janullatus.
Lezhë
Ashtu si në mbarë vendin edhe në Lezhë besimtarët e krishterë kanë kremtuar ditën e ujit të bekuar. Mesha e shenjtë është zhvilluar në katedralen e "Shën Nikollit" dhe u drejtua nga ipeshkvi Ottavio Vitale, i cili në pranin e qindra besimtareve ka kryer ceremoninë e bekimit të ujit, që më pas është marrë nga besimtaret për në shtëpinë e tyre.
d.b/shqiptarja.com

VIDEO









