Besimtarët katolikë kremtojnë sot Pashkët, Ringjalljen e Krishtit. Dhjetëra besimtarë i janë drejtuar mbrëmë Katedrales së “Shën Palit” për të marrë pjesë në meshën e shenjtë që nisi në orën 23:00 pak para mesnatës.

Ndërkohë që poliotikanë të shumtë kanë vizituar paraditen e sotme Katedralen e Shën Palit në Tiranë nga ku kanë dhënë edhe mesazhin e tyre në këtë diotë të shënuar për besimtarët katolikë.