Besimtarët e krishterë festojnë Krishtlindjen! Frendo: Mëkat pasurimi nga tërmeti, mos rrisni çmimet se të këqijat do vijnë mbi ju (VIDEO)

Besimtarët e krishterë në të gjithë botën kremtojnë Krishtlindjen. Kjo ditë e shënuar simbolizon paqe e dashuri ndër besimtarët, ndërsa në Tiranë kulmoi në mesnatë me meshën që u mbajt në katedralen e Shën Palit. Qindra besimtarë iu drejtuan katedrales duke u lutur për paqe, mbarësi e dashuri. Të pranishëm ishin edhe Presidenti Ilir Meta, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, por edhe figura të tjera nga politika dhe fusha të tjera. Në meshë ishte edhe udhëheqësja e opozitës iraniane (MEK), Maryam Rajavi.

Arqipeshkvi Imzot George Frendo në fjalën e tij gjatë meshës e vendosi theksin te solidariteti që treguan shqiptarët për të prekurit pas tërmetit tragjik të 26 Nëntorit. Ai tha se shqiptarët e kanë të shkruar në ballë dhe në zemër solidaritetin. Por, Imzot George Frendo kishte edhe një apel për të gjithë ata që po përfitojnë nga ky moment tragjedie. Ai iu drejtua të gjithë atyre që po abuzojnë duke rritur çmimet e qirave për banesat nisur nga rritja e kërkesave dhe atyre që kanë ngritur çmimet për materialet e ndërtimit se po bëjnë një mëkat të madh.

Në përfundim të meshës besimtarët uruan njëri tjetrin për sa më shumë mirësi dhe begati. Ndërsa mesha e ortodoksëve po mbahet mëngjesin sotëm në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” dhe do të drejtohet nga Kryepeshkopi Anastas Janullatos. Në Shqipëri Krishtlindja festohet edhe nga besimtarët jo të krishterë, pasi është një nga festat më të pëlqyera nga të gjithë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 00:43
Krishtlindja, Frendo mesazh abuzuesve: Mëkat pasurimi nga tërmeti, mos rrisni çmimet

Arqipeshkvi Imzot George Frendo në fjalën e tij gjatë meshës e vendosi theksin te solidariteti që treguan shqiptarët për të prekurit pas tërmetit tragjik të 26 Nëntorit. Ai tha se shqiptarët e kanë të shkruar në ballë dhe në zemër solidaritetin. Por, Imzot George Frendo kishte edhe një apel për të gjithë ata që po përfitojnë nga ky moment tragjedie. Arqipeshkvi iu drejtua të gjithë atyre që po abuzojnë duke rritur çmimet e qirave për banesat nisur nga rritja e kërkesave dhe atyre që kanë ngritur çmimet për materialet e ndërtimit. Ai e cilësoi këtë si një mëkat të madh, që duan të përfitojnë dhe pasurohen nga kjo tragjedi.

"Çfarë po ndodh në këtë orë në kishat që janë plot me njerëz? Zakonisht në këtë orë njerëzit janë në gjumë apo disa të rinj në diskotekë, cfarë po ndodh që këta njerëz drejtohej drejt kishës? Kanë dëgjuar fjalën e engjëjve. Festa e Krishtlindjes është festa e plotë e solidaritetit. Solidar me ata që për shkak të tërmetit të 26 nëntorit kanë humbur gjithcka dhe kanë mbetur pa shtëpi. Jezusi që sot na mëson se cfarë do të thotë solidaritet, gëzohet duke parë solidaritetin që populli shqiptar ka treguar ndaj personave të prekur nga tërmeti. Vëllezërit dhe motrat shqiptare kanë treguar solidaritet dhe shumë u janë afruar personave që kanë mbetur pa shtëpi.

Solidariteti bën pjesë te ADN-ja shqiptare, e kanë të shkruar në ballin dhe zemrën e tyre. Sa bukur kjo shoqëri dëshmoi këtë solidaritet të jashtëzakonshëm, por kam një pyetje; a jemi të gjithë duke treguar këtë solidaritet ndaj viktimave të këtyre tragjedie? Jo, jam ndjerë shumë i zhgënjyer që dëgjova se ka disa që po abuzojnë, që kanë rritur qiratë, dhe për kë? Për njerëz që në këtë fatkeqësi kërkojnë një vendstrehimi, po rrisnin çmimet e materiale që duhen për ndërtimet, është mëkat i madh, të përfitojnë nga kjo tragjedi për të fituar. U drejtohem atyre që po pasurohen dhe korruptojnë në sajë të tërmetit. U drejtohem me fjalët; qani dhe vajtoni për të këqijat që do vijnë mbi ju" tha ai.  

Ora 00:33
Kremtohet Krishtlindja, qindra besimtarë në katedralen e 'Shën Palit' në Tiranë (FOTO)
Ora 00:08
Udhëheqësja e opozitës iraniane në meshën e Krishtlindjes në Tiranë

1577229052_iranian.jpg
Në meshën që u zhvillua në Katedralen e 'Shën Palit' në Tiranë për Krishtlindjen ishte e pranishme edhe udhëheqësja e opozitës iraniane (MEK), Maryam Rajavi, të cilën Imzot George Frendo e e falenderoi.

Ora 00:07
Pas Metës edhe Kryemadhi në meshë: Mirësi pafund për shqiptarët

Në meshë së bashku me kreun e shtetit ndodhet edhe bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi. Në nisjes të meshës në një prononcim për mediat, kryetarja e LSI-së u ka uruar të gjithë shqiptarëve gëzuar krishtlindjen.  "Uroj që kjo mirësi të jetë për shqiptarët pafundësisht, gëzuar edhe ju Krishtlindjet, të bardha dhe të begata për familjet tuaja dhe të gjithë shqiptarët. Gëzuar për shumë vjet"

Ora 00:03
Meta për herë të parë në meshën e Krishtlindjes te 'Shën Pali': Gëzuar të gjithëve

Në meshën që u zhvillua te katedralja e 'Shën Palit' në Tiranë mori pjesë edhe Presidenti Ilir Meta për herë të parë. "Gëzuar Krishtlindjet të gjithëve, mbarësi" ishte mesazhi i urimit të kreut të shtetit për shqiptarët. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • meri: 25/12/2019 00:31

    Mos na e ndyni festen e lindjes se Krishtit me keta ndyresira ,Feja e tyre eshte vete vetem paraja.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Ziadin Sela i bashkohet koalicionit të drejtuar nga Ali Ahmeti

Maqedoni e Veriut/ Ziadin Sela i bashkohet koalicionit të drejtuar nga Ali Ahmeti