ELBASAN - Mesha e së dielës është zhvilluar normalisht në kishën katolike Shën Piu i X, por për të evituar prishjen e solemnitetit të meshës për shkak të interesit të madh për këtë kishë, dera hyrëse ishte e mbyllur.
Besimtarët katolikë pasi kanë mbaruar ritin e së dielës kanë dashur të shprehin mendimin e tyre lidhur me vendimin për lirimin e truallit të Kishës. Ata shprehen se pronarët duhet të kërkojnë llogari nga shteti e jo nga kisha pasi kjo e fundit disponon dokumentacion.
Ata e quajnë këtë vend të shenjtë, të vetmen kishë katolike që ka Elbasani dhe duan të mos preken.
Ndërkohë priftërinjtë e kishës kanë deklaruar se çështja e pronës nuk mund të ngatërrohet me besimin dhe mesha ka vazhduar normalisht me lutjet duke përcjellë mesazhe paqeje.
Kisha katolike Shën Piu i X është vënë në qendër të një debati pasi territori ku ajo është ndërtuar i është kthyer pronarëve.
Vendimi i shkurtit të këtij viti ka bërë nul aktin e pronësisë që disponon kisha duke i njohur kështu pasardhësve të familjes Karaosmani të drejtën e pronësisë.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO