Besimtarët muslimanë të Elbasanit
dhurojnë gjak për talasemikët

Besimtarët muslimanë të Elbasanit<br />dhurojnë gjak për talasemikët
Besimtarët mysliman të xhamive të Elbasanit kanë dhuruar gjak për fëmijët talasemikë.Pas një thirrje publike të bërë nga Myftinia e Elbasanit,  besimtarët pas faljes janë vënë në dispozicion të specialistëve të bankës së dhurimit të gjakut, për të dhuruar gjak për fëmijët talasemikë.

elbasan
 
Më shumë se 50 besimtarë praktikantë e kanë pranuar me shumë solidaritet dhe pasi i janë nënshtruar vizitës kanë dhuruar gjak nën moton “dhuro gjak, shpëto një jetë”. 

elbasan
 
Akti i dhurimit vullnetar është bërë në xhaminë e vjetër në zemër të Kalasë. Dhurimi i gjakut në xhami i bëri bashkë në shërbim të 400 fëmijëve që vuajnë nga sëmundja e talasemisë në të gjithë Shqipërinë.
 
Vetëm në Elbasan vuajnë 37 fëmijë nga kjo sëmundje dhe kanë nevojë për transfuzion çdo tri javë.
 
Imami i Xhamisë Mbret, Gëzim Karaj u shpreh se xhamia shërben për faljen por edhe për të bërë mirë.

elbasan
 
“Kjo është pamja e Islamit që i shërben njerëzve” u shpreh ai.
 
Ndërkohë besimtarët thanë se humanizmi nuk ka nevojë për shumë por për solidarizim në ndihmë të atyre që kanë më shumë nevojë.
 banorët që u prekën nga përmbytjet

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë