Që në orët e para të mëngjesit, besimtarët kanë falur Namazin në xhaminë e qytetit, ndërsa krerët myslimane të myftinisë kanë përcjellë urimet për paqe dhe harmoni mes njerëzve. Namazi u fal në orën 07:00. Myftiu i Fierit, Mikel Hazizolli ka uruar dhe përshëndetur të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit. Ai ka përcjellë mesazhin për më shumë paqe dhe respekt ndaj njëri-tjetrit e sidomos për me shumë besim, duke konsideruar njeriun si pasurinë më të madhe të krijuar nga Zoti.
Lajmi kryesor:
Sot Fitër Bajram, me mijëra besimtarë kremtojnë në të gjithë vendin! Në Tiranë sfidojnë shiun, falin namazin në Sheshin Skënderbej! Kreu i KMSH: Dita e tolerancës dhe paqes









