Besimtarët myslimanë në të gjithë botën kremtojnë sot një nga festat më të rëndësishëm në besimin islam, Fitër Bajramin.
Festa e Fitër Bajramit pason Muajin e Ramazanit, gjatë të cilit besimtarët agjërojnë për 30 ditë, në shenjë sakrifice dhe përkushtimi ndaj Zotit
Në Kosovë, ceremonia kryesore u mbajt në Xhaminë e Madhe “Sulltan Mehmet Fati” në Prishtinë.
Në mesazhin e tij për festën, myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, bëri thirrje për paqe në të gjithë botën. Ai tha se në shumë vende ka konflikte, prej të cilave pësojnë qytetarët e pafajshëm.
“Lusim Zotin që kudo në botë të mos ketë trazira, të mbretërojë paqja, siguria dhe mirëqenia për të gjithë”, tha Tërnava. Dashtë Zoti që të mos përballemi më me masa kufizuese, të cilat kanë qenë të domosdoshme, por kanë krijuar një lloj distance ndërmjet nesh, kur ne sot po festojmë të lirë Fiter Bajramin, kur ne po shijojmë mirësitë e kësaj feste, në shumë vende të botës, kemi konflikte, luftëra e gjakderdhje, ku popullata e pafajshme po përballet me padrejtësi, dëbime e vrasje e shkatërrime. Nuk është ky misioni i njeriut në këtë botë, nuk është ky misioni ynë në këtë jetë. Kështu nuk na mësojnë librat e Zotit, e nuk na kanë ligjëruar kështu as pejgamerët e tij. Në këtë ditë të madhe nga ky vend, lutemi që në vatrat e krizës të ndalen luftërat e konfliktet, lutemi që në ato vende të vendoset paqja e qetësia, lutemi që të mos preken pleqtë, fëmijët të pafajshëm. Paqe e dashuri për të gjithë, e jo konflikte, urrejtje e mosdurim. Për t’i arritur këto vlera njerëzimi ka nevojë më shumë se kurrë t’i njoh e t’i përvetësoj drejt mësimet hyjnore, porosit e pejgamerëve dhe traditat tona pozitive që nuk janë të pakta. Më shumë se kurrë na duhet unitet e solidaritet. Tani së fundmi përveç konflikteve dhe luftërave, bota po përballet edhe me rritjen sociale që rrezikon shtresën e mesme ekonomike të popullatës”. tha Tërnava.
Urime pati gjithashtu nga besimtarët edhe nga krerët e shtetit dhe politikanët e Kosovës.