Besimtarët myslimanë nisin nesër muajin e Shenjtë të Ramazanit, kalendari me oraret e vakteve! Uron Kryetari i KMSH: Agjërim të lehtë

Nesër besimtarët myslimanë në mbarë botën nisin muajin e shenjtë të Ramazanit. Gjatë këtij muajit të bekuar (30 ditë), besimtarët myslimanë mbajnë agjërim, një nga 5 kushtet e islamit.

Dita e parë e Ramazanit është më 11 mars, ku koha e syfyrit për vendin tonë përkon në orën 04:23, ndërsa iftari në orën 17:49. Dita e fundit e Ramazanit është më 9 prill, ndërkaq Fitër Bajrami festohet më 10 prill.

Kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu ka ndarë një mesazh urimi për ditën më të rëndësishme të myslimanëve.  Ai thotë se ky është muaji i solidaritetit dhe dhënies së lëmoshës, ndërsa nuk harron as luftën. Spahiu u shpreh se lutjet shkojnë që të arrihet sa më shpejt paqja në Ukrainë e në Rripin e Gazës. 

"E lusim zotin që të na mundësojë që të dalim të falur në fund të këtij muaji, të na bëjë paqe e begati, që të arrihet sa më parë paqja mes palëve në Gaza, Ukrainë dhe në çdo vend ku ka konflikte dhe njerëzit që gjejnë qetësinë e merituar dhe të kalojnë një Ramazan të Begatë”, thotë Spahiu.

Një mesazh e patën edhe myftiu i Shkodrës dhe Korçës për besimtarët myslimanë, të cilët fokusin e vendosën edhe tek familjet në nevojë, të cilave duhet t’u qëndrojmë pranë sidomos në këto ditë.  

“Të nderuar besimtarë, mos të harrojmë gjatë këtyre ditëve edhe ata të cilët kanë nevojë për ndihmën tonë. Në iftaret tona të përvitshme të mos mungojnë familjet në nevojë dhe shtrimi i iftareve për ta”, tha myftiu i Korçës Ledian Cikalleshi.

Muaji i Ramazanit është muaji i begatisë, i mëshirës, i faljes, i pranimit të lutjeve, i pendimit të sinqertë, i vrapimit për të dhënë e për të marrë me njëri tjetrin, për të falë e për të mëshiruar, për të ndihmuar nevojtarët, për të shtrirë dorën e pajtimit me gjithë njerëzit”, tha Myftiut i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari.

Për muajin e Shenjtë të Ramazanit nuk mungojnë as urimet nga politika.

Muaji i Ramazanit

Ramazani është muaji më i rëndësishëm për të gjithë myslimanët. Çdo besimtar e pret me gëzim Ramazanin, duke shpresuar në mëshirën dhe faljen e Allahut. Është koha kur zakonet dhe detyrimet tona jetësore ua nënshtrojmë momenteve kur fillojmë agjërimin dhe kur bëjmë iftarin.

Ramazani është muaji i nëntë i kalendarit hënor Islam, zgjat nga 29 ose 30 ditë dhe ku gjatë kësaj periudhe kohe besimtarit mysliman në nderim të krijuesit i duhet të argjërojë nga agimi deri në lindje të dielli, duke shmangur ushqimin, lëngjet dhe çdo sjellje negative të njeriut.

Myslimanët në gjithë botën agjërojnë dhe nuk u lejohet të konsumojnë asgjë derisa dielli të perëndojë. Ramazani konsiderohet si periudha ku trupi dhe shpirti pastrohet.  Çdo vit për Ramazan, miliona myslimanë në të gjithë botën agjërojnë 30 ditë nga mëngjesi deri në mbrëmje. Përveç pastrimit të shpirtit, agjërimi mbahet për tu solidarizuar me të varfrit, për të ndarë ushqimin me to. Gjatë Ramazanit, besimtarët kërkojnë falje për mëkatet, luten për ndihmë ndaj të këqijave dhe përpiqen të pastrohen nëpërmjet vetëpërmbajtjes dhe veprave të mira.

Më poshtë, do të gjeni Kalendarin e Ramazanit për 2024:

Kalendari

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:22
Nesër nis Ramazani, kreu i KMSH: Muaj i bekuar për të pastruar shpirtin! Lutje që ta arrihet sa më shpejt paqja në Gaza e Ukrainë

 

Kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar uron të gjithë besimtarët myslimanë për muajin e shenjtë të Ramazanit, i cili nis ditën e nesërme. Në një mesazh, Bujar Spahia thotë se ky është muaji i solidaritetit, dhënies së lëmoshës. Spahia thotë se Ramazani është muaji i begatë që shpërblehet nga Allahu.

Në mesazhin e tij, Spahia u ndal edhe tek lufta në Rripin e Gazës dhe në Ukrainë, duke iu lutur Zotit që të arrihet paqja sa më shpejt.

“Falënderime i takojnë Allahut që na mundësoi të arrijmë muajin e ramazanit. Muaji i bekuar i Ramazanit është një mundësi që Zoti na ka dhuruar për ta pastruar shpirtin dhe trupin. Ramazani nuk është muaj diete, por muaj adhurimi përmes të cilit njeriut ka mundësinë e artë të arrijë kënaqësinë e Zotit dhe përmes kësaj arritje të begatojë vete e tij me mirësi në këtë botë dhe ne atë të përtejmen. Ramazani është pastrim shpirtëror në radhë të parë. Agjërimi synon të formojë një personalitet të kompletuar të besimtari. Ramazani është muaji i solidaritetit mes njerëzve, është muaji i dhënies së lëmoshës, është muaji i përkushtimit në familje, i përkujdesjes ndaj prindërve. Secili ka mundësi të rikuperojë në këtë muaj lidhjet e shkëputura me njerëzit e afërt. Në këtë muaj të begatë çdo vepër shpërblehet shumëfish nga Allahu. Aq i rëndësishëm është ky shpërblim sa agjëruesi i sinqertë e ka një portë të veçantë për të hyrë në të. E lusim zotin që të na mundësojë që të dalim të falur në fund të këtij muaji, të na bëjë paqe e begati, që të arrihet s amë parë paqja mes palëve në Gaza, Ukrainë dhe në çdo vend ku ka konflikte dhe njerëzit që gjejnë qetësinë e merituar dhe të kalojnë një Ramazan të Begatë”, thotë Spahia.

Ora 10:40
Nesër nis Ramazani, myftiu i Shkodrës: Muaji i mëshirës dhe pranimit të lutjeve

 

Myftiut i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari në prag të fillimit të muajit të shenjte të Ramazanit ka ndarë një mesazh urimi për të gjithë besimtarët myslimanë. Ai thotë se ky është muaji i mëshirës dhe i pranimit të lutjeve.

Muaji i Ramazanit është muaji i begatisë, i mëshirës, i faljes, i pranimit të lutjeve, i pendimit të sinqertë, i vrapimit për të dhënë e për të marrë me njëri tjetrin, për të falë e për të mëshiruar, për të ndihmuar nevojtarët, për të shtrirë dorën e pajtimit me gjithë njerëzit. Po vjen ky muaj për të forcuar lidhjet tona me familjen, për të kujtuar me lutje gjyshërit, nëna e baballarë që nuk janë më në mesin tonë, me kujtu me zemër të madhe ata burra të mirë, e ata nëna me zemër të madhe që agjëronin në kushte të vështira, edhe kur feja ishte e ndaluar”, thotë ai.

Ora 10:27
Nesër nis Ramazani, myftiu i Korçës mesazh: Muaji i mëshirës dhe durimit, t’i gjendemi pranë familjeve në nevojë

 

 

Myftiu i Korçës, Ledian Cikalleshi ka ndarë një mesazh urimi në prag të fillimit të muajit të Shenjtë të Ramazanit. Ai thotë se muaji i Ramazanit është muaji i mëshirës dhe durimit.

Ndërsa iu uron agjërim të lehtë e të pranuar të gjithë besimtarëve, myftiu i Korçës vë theksin në mesazhin e tij te familjet në nevojë, për të cilat thotë se duhet t’u gjendemi pranë, sidomos në këto ditë.

Mesazhi i Myftiut i Korçës, Ledian Cikalleshi

Të nderuar besimtarë, nesër, më 11 mars 2024 fillon Muaji i Bekuar i Ramazanit. Kam kënaqësinë dhe nderin të uroj në emrin tim personal dhe ne emrin e institucionit që përfaqësoj të gjithë besimtarët myslimanë të Qarkut të Korçës: Gëzuar muajin e begatë të Ramazanit.

Thotë i Lartësuari në librin e Tij fisnik: “O ju që keni besuar! Agjërimi është bërë obligim për ju sikur ka qenë obligim edhe për ata që ishin para jush, që të jeni më të devotshëm (më të përkushtuar).”(El-Bekare, 183).

Ndërsa i Dërguari i Allahut ka thënë:

“Ju ka ardhur Ramazani, muaj i bekuar. Allahu jua ka bërë obligim agjërimin e këtij muaji. Në këtë muaj hapen dyert e Xhennetit dhe mbyllen dyert e Xhehennemit, kurse shejtanët të inatosur lidhen në pranga. Allahu xh.sh. në këtë muaj ka zgjedhur një natë që është më e mirë se një mijë muaj. Ai që privohet nga të mirat e kësaj nate, është privuar nga çdo e mirë.”

Të nderuar vëllezër dhe motra!

Trokitja në derë e këtij mysafiri të nderuar është një sihariq i mirë për të gjithë myslimanet, të cilët i kaplon gëzim i madh. Gëzimi nuk është vetëm i të rriturve, ai njësoj i kaplon edhe ata më të vegjlit, për të cilët akoma nuk është obligim agjërimi i këtij muaji. Ditët e këtij muaji kanë një shije të veçantë, një shije të ëmbël, të këndshme, të lezetshme dhe qetësuese; zemrat e të devotshmëve lakmojnë mirësitë dhe begatitë e Krijuesit. Është muaj i mëshirës, muaj kur zemrat e thara nga malli për të, sërish fitojnë njomësinë dhe gjallërinë.

Muaji i Ramazanit është muaji i durimit, i lutjes, i Kuranit, i bujarisë, është muaji i dashurisë, vlerave njerëzore, respektit dhe dorëzimit ndaj Krijuesit. Gjatë këtij muaji të rizgjojmë ndjenjat e bukura, të ndezim shpresat, të pastrojmë ndërgjegjet dhe të lutemi. Feja Islame i ka dhënë një rëndësi të madhe xhematit, adhurimeve të përbashkëta në grup, por Allahu i ka dhënë mundësinë njeriut që ta adhurojë Atë edhe individualisht. Kjo vlen edhe për Ramazanin. E nisim këtë muaj me sihariqin që Allahu na jep në Kuranin famëlartë në suren Inshirah ku thuhet: “E, pa dyshim se pas vështirësisë është lehtësimi”.

Të nderuar besimtarë, mos të harrojmë gjatë këtyre ditëve edhe ata të cilët kanë nevojë për ndihmën tonë. Në iftaret tona të përvitshme të mos mungojnë familjet në nevojë dhe shtrimi i iftareve për ta. Të nderuar motra dhe vëllezër, Ramazani është një ftesë hyjnore e përvitshme drejt njohjes së përgjegjësive tona në raport me Zotin, me veten, familjen, të afërmit dhe shoqërinë. Ne kemi nevojë të pendohemi për gabimet tona, dhe kur jemi agjërueshëm është momenti i duhur ti kërkojmë Zotit falje.

Të nderuar vëllezër dhe motra besimtare, kudo që gjendeni, lus Allahun të na e pranojë agjërimin, adhurimet dhe veprat e mira, ky muaj na sjelltë begati, mirësi, paqe në familjet tona, dhe në mbarë shoqërinë.

Agjerim të lehtë e të pranuar!

Ora 10:11
Veliaj uron besimtarët mysliman: Agjërim të mbarë dhe një Ramazan të bekuar plot dritë e paqe

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj me anë të një mesazhi në rrjetet sociale u ka drejtuar një urim të gjithë besimtarëve për muajin e shenjtë të Ramazanit.

“MIRËMËNGJES dhe me nisjen e Muajit të Ramazanit, muajit të sakrificës, adhurimit, bamirësisë dhe solidaritetit, ju uroj agjërim të mbarë dhe një Ramazan të bekuar plot dritë e paqe”, shkruan Veliaj.

 

SI.E./B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qobani: 11/03/2024 00:03

    Ashtë dikush largpamës mundet me na përcjellë sa po shkojmë me shkallë afër Njeriut për kitë muaj të RAHMETIT,me fitu duhet mundë dhe dashuni,për me humbë shum lehtë,me nji tqime me trathtu gruan zbresum ma keq se ku jena kanë

    Përgjigju
  • Autoqefale: 10/03/2024 13:27

    Lutja e liturgjia të bëhen në gjuhën Amtare: Shqip...!..ne s'jemi as Arapë as Aziatikë as Afrikanë

    Përgjigju
  • Shkodra: 10/03/2024 11:06

    Lavdi PPSH

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë