Besimtarët ortodoksë kremtojnë Pashkët

Besimtarët ortodoksë kremtojnë Pashkët

'Krishti u ngjall'! Besimtarët ortodoksë festojnë Pashkët. Qindra besimtarë ortodoksë iu drejtuan sonte katedrales së "Ngjallja e Krishtit" në kryeqytet për të kremtuar ringjalljen e Krishtit. Mesha e shenjtë zgjat deri pas mesnate, e sipas traditës dhe riteve, të gjithë besimtarët u bashkuan për të uruar ringjalljen e Jezusit.

Ringjallja e Krishtit është një mesazh shprese dhe besimi për të gjithë njerëzimin.

Besimtarët ortodoksë urojnë njëri-tjetrin në këtë festë të bekuar. Pashka është një nga kremtimet më të mëdha të ortodoksëve.

Ata risjellin ne vëmendje ngjarjen e madhe të ringjalljes se Jezusit të Nazaretit, tre ditë pas vdekjes së tij në kryq.

Festimet e Pashkës nisin me meshën e madhe të së shtunës mbrëma dhe përfundojnë me drekën tradicionale të së dielës.

Urimet për më shumë begati dhe dritë në zemrat e besimtarëve nuk mund t’i mungojnë kësaj feste.

"Krishti u ngjall”, është “refreni” i kësaj dite festive i cili shprehet njëzëri nga të gjithë besimtarët duke trokitur vezën e kuqe të Pashkëve që simbolizon gjakun e Krishtit. 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dritan: 28/04/2019 02:02

    Katedralja Ngjallja e Krishtit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen