Të krishterët ortodoksë në të gjithë botën do të festojnë këtë fundjavë Pashkët dhe ringjalljen e Krishtit.
Me ceremonitë e para në Jeruzalem ku ruajtësi i çelësit në Kishën e Varrit të Shenjtë në Jeruzalem mbërriti të shtunën në mëngjes për të zhbllokuar dyert përpara ceremonisë së Zjarrit të Shenjtë, një ngjarje vjetore në të cilën ka pasur më shumë besimtarë sesa vitin e shkuar pasi masat kufizuese janë lehtësuar.
Ceremonia e Zjarrit të Shenjtë që simbolizon ringjalljen e Jezusit është një nga eventet më specifike gjatë Pashkëve, me mijëra pjesëmarrës në Varrin e Shenjtë ku besohet se ndodhet varri ku u vendos Jezusi dy mijë vjet më parë.
Rrezet e diellit që depërtojnë përmes një xhami në kupolën e kishës besohet nga adhuruesit se ndez një flakë brenda kriptës, një akt misterioz i konsideruar si një mrekulli e së Shtunës së Shenjtë. Patriarku Ortodoks Grek i Jeruzalemit pastaj ndez një qiri me Zjarrin e Shenjtë dhe ua shpërndan besimtarëve.
Në Jeruzalem këtë vit ceremonia është vënë në hije, nga tragjedia e një ditë më parë ku humbën jetën 45 besimtarë gjatë një festivali.
Para mbajtjes së meshës, edhe besimtarët ortodoksë agjërojnë. Të krishterët ortodoksë grekë përdorin si ushqim tradicional mish qengji dhe Tsoureki Paschalino, një bukë e ëmbël e Pashkëve. Familjet Ortodokse Serbe tradicionalisht shijojnë meze të mishit të tymosur dhe djathrave, vezë të ziera dhe verë të kuqe, supë me perime dhe mish qengji, e ndjekur nga qengji i pjekur. E Shtuna e Madhe është një ditë agjërimi i rreptë për të krishterët Ortodoksë Rusë, ndërsa familjet përgatisin vaktin e Pashkëve.
//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.5%
-
Të gabuar
68%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3138
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Veliaj shërben drekën e Pashkës në qendrën sociale në Shkozë: Tirana ka vend për të gjithë! Të ecim përpara me projektet e mira
5 Maj, 14:57
-
VIDEO/ Ndodh në Korfuz, ena prej balte hidhet nga bashkia mbi kokën e së resë
5 Maj, 08:19
-
Sot festohen Pashkët Ortodokse, uron politika! Rama: Gëzuar! Begaj: Të mbështesim njëri-tjetrin! Basha e Meta: Paqe e begati
5 Maj, 08:14
-
VIDEO/ ‘Krishti u ngjall', besimtarët ortodoksë në të gjithë vendin kremtojnë Pashkën
4 Maj, 23:01
-
Pashkët Ortodokse, Nikolla uron besimtarët: Krishti u ringjall për të gjithë ne
4 Maj, 19:45
-
Pashkët Ortodokse, emigrantët kthehen në vendlindje për të festuar, fluks në pikën kufitare të Kapshticës
4 Maj, 09:09
-
E Premtja e Zezë/ Besimtarët ortodoksë në Tiranë dhe qytete të tjera përkujtojnë Kryqëzimin e Krishtit
3 Maj, 19:48
-
E premtja e Zezë/ Durrës, besimtarët mblidhen në katedralen e Apostul Pavlit dhe Shën Astit për ceremoninë e Udhës së Kryqit
3 Maj, 19:39
-
Kryepiskopi Anastas uron Pashkët: Vëmendja në Ukrainë dhe Gaza, të mposhtim hidhërimet me fuqinë e Ngjalljes
3 Maj, 15:40
-
Të dielën Pashka Ortodokse, shqiptarët kthehen në atdhe për të festuar! Fluks në Kapshticë
3 Maj, 09:31
-
Krishti u ngjall! Besimtarët katolikë festojnë Pashkën! Apeli i presidentit Begaj: Të punojmë për një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë
31 Mars, 07:05
-
Po i nënshtrohet terapisë ndaj kancerit, mbreti Charles do të marrë pjesë në kremtimin e Pashkëve të dielën
26 Mars, 16:20