Beslidhja e Lezhës, ceremonia
u bojkotua dhe nga ambasadorët
Përvjetori i besëlidhjes së Lezhës ka sjellë përplasjen e institucioneve shqiptare dhe kjo ditë në vend të bashkimit ka sjellë përçarje, teksa Presidentit i është mohuar fjala në ceremoni, duke sjellë refuzimin e pjesmarrjes së tij. Ndërkohë që s'kanë qënë as kreu i opozitës e as ish-presidentët. ( ne foto Berisha dje ne aktivitetin festiv ne Lezhe, me rastin e 568 vjetorit te Beslidhjes)
TIRANE- Përvjetori i Besëlidhjes së Lezhës, këtij simboli të bashkimit të shqiptarëve që i ka mbijetuar 568 viteve dhe ka shërbyer si një udhëzues nga heroi ynë Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu për të gjithë shqiptarët në rrugën drejt lirisë, dje ka humbur tërësisht vlerën. Egoja politike, sherri dhe përplasjet ndërinstitucionale mes Kryeministrit e Presidentit ka bërë që jo vetëm të shkelet protokolli i shtetit por dhe të arrijë në përmasat e një skandali përplasja institucionale e politike në vend, e ilustruar aq mirë nga Parlamenti Evropian teksa refuzon Shqipërinë, duke e cilësuar se politika e saj është përfshirë në sherrnajë. Dhe këtë radhë nuk është Edi Rama kreu i opozitës ai që ka "faj" si gjithnjë, pavarësisht se duhej që për hir të kësaj dite të ishte në këtë ceremoni, por janë përfaqësues institucionalë të së djathtës, pikërisht kryetari i PD, kryeministri Berisha e ish-nënkryetari i PD, Presidenti Topi. Sipas presidencës, kryeministri ka ndikuar në ndryshimin e protokollit të ceremonisë, duke i mohuar të drejtën e mbajtjes së fjalimit në tubimin festiv. Por Bashkia e Lezhës thotë se presidenti do fliste po të kishte ardhur. Tusha thotë se Topi s'konfirmoi pjesëmarrjen në ceremoni e në protokoll ishte parashikuar që presidenti do mbante një fjalim. "Është e pakuptimtë mospjesëmarrja e presidentit. 568 vjet më parë Skënderbeu bashkoi princat, klasa politike nuk gjen kurajon për tu bashkuar", tha kryebashkiaku i Lezhës. Por, në programin e ceremonive përkujtimore për 568-vjetorin e Kuvendit të Lezhës, parashikohet me detaje deri numri i valltarëve apo veshjet e tyre, madje dhe numri i "Trimave", emrat e valltarëve, numri i lodërtarëve, nga hyn kryeministri dhe gjithçka në mënyrë të detajuar, vetëm vajtja e presidentit Topi nuk figuron askund. Në programin e përpiluar nga Protokolli i shtetit, me të cilin është njohur Topi, duke konfirmuar dhe pjesmarrjen, parashikohet se në ceremoni do përshëndesnin Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Presidenti dhe kryeministri. Por, Topi, që i kishte konfirmuar Protokollit të Shtetit praninë e tij të enjten, dje s'mori pjesë në aktivitet. Presidenca në mënyrë zyrtare e sqaron saktë dhe me detaje këtë kthesë 24 orëshe që e nxori jashtë loje kreun e shtetit në përvjetorin e Beslidhjes së Lezhës. Sipas sqarimit të Presidencës, "Presidentit iu mohua e drejta e përshëndetjes në aktivitet. Kjo iu bë me dije kabinetit të presidentit të premten, në prag të vetë ceremonisë. Drejtori i Protokollit të Shtetit në MPJ i komunikoi kabinetit të Presidentit se në takim do mbante një fjalë përshëndetëse vetëm kryeministri. Kjo konfirmohet nga një program i dytë, i quajtur Axhenda e Besëlidhjes, shpërndarë nga Bashkia e Lezhës si organizatore e aktivitetit. Në këtë axhendë të re shkruhet se pas përshëndetjes së kryetarit të bashkisë, ky i fundit fton kryeministrin për fjalën e rastit". Këtë akt, Presidenca e konsideroi përjashtues, sjellje të padenjë zyrtare, shkelje flagrante të normave të Protokollit të Shtetit e mungesë respekti për institucionet e qytetarët e Lezhës. Në këto kushte, Presidenti, thotë njoftimi i Presidencës, "refuzoi të bëhej pjesë formale e pranisë në këtë ceremoni. Në këto rrethana, Presidenti e gjykon të nevojshme që në përvjetorin e 568-të të Kuvendit të Lezhës dhe të nisjes së festimeve zyrtare për 100-vjetorin e shtetit shqiptar, të komunikojë me qytetarët e Lezhës e të gjithë Shqipërisë me mesazhin, të cilin në rrethana normale të një vendi demokratik, do duhej të lexohej në ceremoninë solemne në Lezhë." Po t'i referohemi ceremonialit të Republikës së Shqipërisë, përshendetja zyrtare në manifestime dhe festa të rëndësishme bëhet menjëherë pas fjalës së hapjes, të cilën e mban autoriteti më i lartë mikpritës, në rastin konkret, kryetari i bashkisë. Përshendetjen, vijon ceremoniali, e mban autoriteti më i lartë i shtetit, i ngarkuar sipas programit të evenimentit ose i caktuar që më parë me protokoll. Dhe sipas protokollit të Republikës, përparësia në Republikën e Shqipërisë është President i Republikës, Kryetar i Kuvendit e pastaj kryeministër. Pra, në mungesë të Presidentit Topi, fjalën duhet ta kishte mbajtur kryetarja e Kuvendit Topalli e jo kryeministri Berisha. Mirepo ceremoniali i Republikës ka edhe një moment tjetër, që thotë se në asnjë rast s'përshendesin në të njëjtin aktivitet Presidenti, Kryetari i Kuvendit e Kryeministri. Pra, nëse Presidenti Topi do fliste, pas tij s'mund ta marrte fjalën kryeministri Berisha. Kështu të paktën, thuhet në letër. Në praktikë, fjalën e rastit e mbajti kryeministri Berisha. Me sa duket këtu ka qënë tërë burimi i "keqkuptimit", pasi nëse do fliste Topi, Berisha s'kishte asnjë gjasë të fliste, dhe ku, pikërisht në ditën e Besëlidhjes së Lezhës i organizuar nga Gjergj Kastriot Skënderbeu i atyre kohrave të arta të qëndresës kundër turqve.
Pas përjashtimit të presidentit Topi nga pjesëmarrja në përvjetorin e Besëlidhjes së Lezhës, asnjë nga ambasadorët e akredituar në Tiranë nuk ka udhëtuar drejt Lezhës për të qënë prezent në këtë ditë të madhe për shqiptarët, duke e bojkotuar këtë aktivitet.
( ne foto Berisha dje ne aktivitetin festiv ne Lezhe, me rastin e 568 vjetorit te Beslidhjes)(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4254
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti! Rezultat i fitores historike në zgjedhjet presidenciale!
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56
-
Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre
15 Janar, 16:41
-
Pandemia e heshtur që po ‘vret’, infeksionet mykotike shkaku i dhjetra sëmundjeve / Altin Joka: Ja disa kura natyrale tepër efikase
15 Janar, 16:24
-
Revista franceze 'Easy Voyage': Turistët në zbulim të xhevahirit të Ballkanit, Shqipërisë
15 Janar, 16:15