Sërish ndryshime do të ketë në strukturën e Policisë së Shtetit dhe të Komisariatit Rrugor. Kështu në krye të Komisariatit Rrugor në Tiranë vjen në detyrë Besmir Qebini. Në këtë post, Qebini zëvendëson Mitat Tolën. Besmir Qebini, i cili prej 10 muajsh ka drejtuar komisariatin e Kavajës, pritet të marrë detyrën e shefit të ri të Komisariatit rrugor të Tiranës ditën e hënë.
 
Ndërkaq, mësohet se në vend të tij në komisariatin e Kavajës emërohet Bilbil Semanaj.