Besmitarët e krishterë në gjithë
Shqipërinë kremtojnë Krishtlindjet

Besimtarët e krishterë në qarkun e Shkodrës festojnë Krishlindjen, festën më të madhe dhe më të rëndësishme të krishtërimit. Besimtarët nisën të festojnë në mesnatë lindjen e Jezu Krishtit.

Me qirinj ndër duar, duke u lutur për paqe dhe gëzim, qetësi dhe dashuri, besimtarët kanë kryer ritet fetare rreth mesnatës në një atmosferë festive. Qindra besimtarë katolike u mblodhën në orën 22:00 në katedralen e Shën Shtjefnit në metropolin verior për të kremtuar këtë moment të rëndësishëm në kalendarin kristian, lindjen e shpëtimtarit, Jezu Krisht. 
 
Mesha e shenjtë e celebruar në katedralen e Shën Nikollës në qytetin e Lezhës, ka çelur siparin për kremtimin e Krishlindjeve për të gjithë besimtarët e krishterë. Qindra besimtarë u mblodhën mesnatën e së mërkurrës, për të kremtuar meshën më të rëndsishme në kalendarin fetar, atë të lindjes së Jezu Krishtit.

"Zoti ka ardhur për të na pajtuar, për të pajtuar njerëzimin. Sot bota është shumë e shkatërruar, me probleme e njeriu nuk duhet të dëshpërohe." Angelo Masafra

shkoder

Gjirokastër
Besimtarët ortodoksë në Gjirokastër, kanë festuar ditën e shënuar të lindjes së Krishtit. Me qindra besimtarë, u janë drejtuar dy kishave ortodokse në qytet atë të Mitropolisë në pjesën muzeale të qytetit dhe Kishën e Shën Mihajllos në lagjen Varrosh. Qysh në orët e para të mëngjesit, një grup i madh besimtarësh, janë mbledhur në të dy kishat e qytetit për të pritur simbolikisht ardhjen e Krishtit.

gjirokaster

Vlorë 
Qindra besimtarë të krishterë dhe ortodoksë në qytetin e Vlorës u mblodhën në mesnatë në katedralen e qytetit, ”Ngjallja e Jezu Krishtit” si dhe në kishën ortodokse të “Shën Todrit” për të kremtuar këtë moment të rëndësishëm në kalendarin kristian. 

Mesha e shenjtë e Krishtlindjes u mbajt nga At Kostandin Prifti. Sheshet u populluan nga besimtarë të cilët festuan deri në orët e vona. Jashtë besimtareët kanë pritur në radhë për të bërë ritualet. Ndërkohë që të gjithë kanë uruar njëri-tjetrin për më shumë paqe dhe lumturi.

vlore

Fier
Ndërkohë edhe në Fier besimtarët e krishterë dhe ortodoksë kanë kremtuar meshën e shenjtë të Krishtlindjeve në kishën e Shën Gjergjjt. Mesha është kryer nga nga at Ilija , i cili ka uruar paqe dhe mirësi besmitarëve, pas ceremonisë besimtarët kanë uruar njëri-tjetrin duke dhënë mesazhe paqeje dhe dashurie.

fier

Elbasan 
Mesha e mesnatës ka mbledhur me dhjetëra besimtarë në kishën Shën Piu i 10 për të kremtuar lindjen e Krishtit. Në këtë ditë të shënuar të kalendarit kristian mesha u drejtua nga famulltari i kishës don Emilio Valente. Në fjalën e tij para besimtarëve të krishterë, Don Emilio Valente u shpreh se njerëzit duhet të udhëhiqen nga vlerat njerëzore dhe parimet e larta humane. 

elbasan

Festa e krishtlindjeve është kremtuar edhe në qytetet e Rrëshenit, Sarandës, Durrësit, Korçës dhe Tropojës.

lezhe

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Aboneja falas për pensionistët dhe studentët, Veliaj: Tirana si familje, që kujdeset nga më të vegjlit deri te gjyshet dhe gjyshërit

Aboneja falas për pensionistët dhe studentët, Veliaj: Tirana si familje, që kujdeset nga më të vegjlit deri te gjyshet dhe gjyshërit