Deputeti i Partisë Socialiste, Besnik Bare, ka pasur probleme shëndetësore gjatë seancës së sotme të Kuvendit, e cila vijon prej orës 10:30. 

Në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë ka mbërritur menjëherë një ambulancë për t’i ofruar atij ndihmën e shpejtë.

Paraprakisht dyshohet se deputeti socialist ka pasur një luhatje tensioni. Gjendja shëndetësore e deputetit Bare është jashtë rrezikut për jetën.  



Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com