/ATSH/. - Trajneri gjakovar, Besnik Hasi, është zgjedhur trajneri më i mirë i vitit në Belgjikë.
Trajneri i Anderlechtit e fitoi këtë trofe, pasi arriti ta shpall kampion skuadrën që drejton në elitën e futbollit belg, shkruan gazeta Express.
Nderkohe, pasi mori epitetin e më të mirit, Hasi gjate ceremonise nuk harroi të fliste gjuhën e tij amtare, atë shqip.