Besnikët e plazhit në Zvërnec, italianë e kosovarë! Surprizë polakët

Janë kryesisht familjarët ata që preferojnë plazhin e Zvërnecit. Pushuesit të kënaqur me shërbimin dhe çmimet.

“Vijmë nga Ferizaji, jetojmë në Gjermani. Është hera e parë në Vlorë, shumë mirë, është vendi shumë i bukur. Babi ka qenë edhe 6-7 herë të tjera dhe na e sugjeroi, kemi ardhur si familje”.

“Unë jam nga Gjakova dhe jetoj në Gjermani. Plazhi mirë, nuk ka shumë zhurmë”.

“Kemi zgjedh Zvërnecin, për ekonominë. Këtu çmimet të kënaqshme, 5 mijë lek çadra”.

“Plazhi i mirë, i mrekullueshëm. Çmimet shumë të mira”.

“Vij nga Roskoveci i Fierit. Për moshat tona, për ne që jemi pensionistë është me qetë”.

Pushuesit italianë dhe Kosovarë krahas atyre vendas mbeten besnik të bregdetit të Zvërnecit, ndërsa siç duket surprizë këtë vit janë polak, të cilët duken më shumë në numër.

“Vij nga Polonia. Këtu është shumë mirë, më pëlqen shumë. Është hera ime e dytë që vij në Shqipëri, ndërsa këtu në Zvërnec për herë të parë. Sot është dita jonë e katërt këtu, do të qëndrojmë disa ditë”, shprehet një pushues

“Vij nga Polonia. Këtu është shumë mirë, më pëlqen qetësia dhe freskia e ujit. Kam 7 ditë që kam ardhur këtu, dhe çmimet janë irë. Unë kam ardhur me kamper, jam me shoqërinë”, shprehet një tjetër turist

Operatorët turistik që operojnë në këtë plazh thonë se situata është pothuajse si një vit më parë sa i takon fitimeve apo numrit të pushuesve.

“Për mendimin tim nuk ka pasur ndonjë ndryshim të madh me vitin e shkuar. Ka më pak italian këtë vit, që për ne ngrenë peshë në konsum. Ka nga Poloni, pak janë nga Kosova, shumica janë shqiptarë”.

Plazhi i Zvërnecit preferohet kryesisht nga familjarë dhe pensionistët, kjo dhe për shkak të çmimeve më të ulëta se plazhet e tjera të vendit. 

G.M./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Juventusi në garë, Cristian Shpendi në Torino për 4 milionë euro

Juventusi në garë, Cristian Shpendi në Torino për 4 milionë euro