Ata janë nënë dhe bijë! Dy artiste, dy femra të admirueshëm për skenat evropiane. Shkrimtarja Besa Myftiu dhe këngëtarja Elina Duni janë bashkuar këtë të premte në “La spiral”e, Freiburg në një mbrëmje artistike me letërsi dhe këngë.
Këngëtarja shqiptare e muzikës jazz, që jeton në Zvicër, ka sjell në skenë një duet pa grupin e saj, por me vargjet e nënës së saj, Besa Myftiut. Në një akord kitare apo një trokitje, dy gra kanë përcjell një gërshetim të bukur për jetën dhe poezinë.
Këngëtarja e cila tashmë është bërë emblemë e muzikës xhaz të ndërtuar mbi bazën e folklorit shqiptar, ka rrëmbyer duartrokitjet nëpër koncerte nga Tiranë në Prishtinë, Tetovë, Shkup, dhe në të gjitha vendet e Balkkanit me kuartetin që mban po ashtu emrin “Elina Duni Qartet”.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com" versioni print
Redaksia Online
(Xhulia Karavella/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com