Besueshmëria në rang vendi, Rama 57.8%, Basha 9.8%, Kryemadhi 2.7%

Në kampet e PD-LSI u besojnë më shumë Berishës dhe Metës me 20.8% dhe 8.9%, lidershipi i Bashës dhe Kryemadhit në krizë besimi

Niveli i mosbesimit të shqiptarëve tek klasa politike është i thellë. Sipas sondazhit të sjellë nga Report Tv, në bashkëpunim me institutin italian "GPF Inspiring Research", 47 % e qytetarëve të pyetur nuk kanë besim te asnjë politikan shqiptar mes Edi Ramës, Lulzim Bashës, Monika Kryemadhit, Sali Berishës dhe Ilir Metës. Por duke përjashtuar nga llogaritjet këtë 47% të zhgënjyer nga politika, del që 57.8% e tyre kanë zgjedhur kryeministrin Edi Rama.

Të pyetur se, nëse do të zgjidhje ndërmjet këtyre pesë figurave politike, cili të duket më i sinqertë në deklaratat e veta politike, pas Ramës vjen ish-kryeministri Sali Berisha. 20.8% të të pyeturve në 12 qytetet kryesore në vend, i besojnë Berishës. Sondazhi konfirmon Lulzim Bashën si politikanin e tretë më besueshëm, por me një diferencë të madhe në raport me Berishën: 9.8% e qytetarëve të pyetur janë përgjigjur se iu besojnë deklarimeve të Lulzim Bashës. Ndërkaq, ish-kryetarit të LSI, Ilir Meta, sot President i Republikës i besojnë 8.9% të të pyeturve. Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, sipas sondazhit, është politikania më pak e besueshme mes pesë liderëve politikë. Vetëm 2.7% të të pyeturve janë shprehur se iu besojnë deklarimeve publike të Monika Kryemadhit. Sondazhi konfirmon se pasardhësit politikë të Berishës dhe Metës në krye të PD dhe LSI janë në krizë besimi. Ndërkaq, katër figurat politike të opozitës janë në krizë besimi në raport me kryeministrin Edi Rama, i cili në vitin e gjashtë të qeverisjes, vijon të mbetet politikani më i besuar për shqiptarët.

Mosbesimi

Niveli i mosbesimit të shqiptarëve tek klasa politike është i thellë. Sipas sondazhit të sjellë nga Report Tv, në bashkëpunim me institutin italian "GPF Inspiring Research", 47 % e qytetarëve të pyetur nuk kanë besim te asnjë politikan shqiptar.

Sondazhi

Sondazhi konfirmon se pasardhësit politikë të Berishës dhe Metës në krye të PD dhe LSI janë në krizë besimi. Ndërkaq, katër figurat politike të opozitës janë në krizë besimi në raport me kryeministrin Edi Rama.


Lajmi kryesor:

Sondazhi i GPF: Ja si ndryshon popullariteti i liderëve në 12 qytetet kryesore


G.M./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja