TIRANE- Mes lotëve dhe dhimbjes që vihej re në sytë e politikanëve, qytetarëve dhe kujdo që e njifte ish-deputetin demokrat Sokol Olldashi, dje është përcjellë për në banesën e fundit trupi i pajetë i tij. Me një ceremoni mortore të organizuar nga protokolli i bashkisë së kryeqytetit, në ambientin e Kuvendit të Shqipërië është pritur trupi i pajetë i Olldashit, për të ciin janë bërë homazhe për më shumë se dy orë nga familjarë, të afërm, militantë si dh zyrtarë të lartë të shtetit. Pas daljes nga banesa ku jetonte, ku iu kryen homazhet nga familjarët dhe të afërmit, trupi i pajetë i ish-ministrit dhe poltikanit të njohur të PD është shoqëruar në këmbë nga njerëz të shumtë për tu vendosur më pas në hollin e Kuvendit. Rreth orës 11:30 trupi i pajetë i Olldashit ka mbrritur në Kuvend për të marrë më pas ngushëllimet nga qytetarët e shumtë që kishin mbushur oborrin për ti dhënë kështu lamtumirën e fundit politikanit të tyre. Pas tij ka mbrritur bashkëshortja, e ëma, i ati si të afërm të tjerë të familjes Olldashi.
I pari që filloi homazhet dhe u përkul përpara trupit të pajetë të deputetit Sokol Olldashi ishte kryetari i PD-së Lulzim Basha, i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij. Pasi ngushëlloi familjarët, i përlotur Basha la shënimin e tij në librin e kujtimeve. Pas kreut të PD-së, ish-kryeministri Berisha dhe zonja e tij Liri Berisha nderuan deputetin Olldashi. Më pas homazhe u kryen nga ish-kryetarja e Kuvendit Topalli, kreu i grupit të PD-së Edi Paloka dhe me radhë deputetë të tjerë të Partisë Demokratike. Si asnjëherë tjetër poltika ishtë bërë Një e vetme, për ti dhënë kështu lamtumirën e fundit mikut e kolegut të tyre politikan.
U panë të afërt me njëri tjetrin demokratët e shumtë, ashtu si edhe socialistët apo dhe ish-deputetët nga të gjitha kampet politike. Prezentë ishin edhe krerë të institucioneve, apo dhe besimeve fetare në vend, por edhe ish-deputetë. U panë Dritan Prifti, Leonrad Demi, Ilir Gjoni, Eltar Deda, Gazmend Oketa, Ndue Paluca, Jemin Gjana dhe emra të tjerë politikanësh. Në radhë të gjatë për homazhe pritën për më shumë se dy orë edhe qytetarë të thjeshtë që kishin punuar me demokratin Olldashi apo dhe të rinjtë që ai ka drejtuar para se të bëhej deputet.
FLAMUJT GJYSMË SHTIZË
Bashkia e Tiranës ka vendosur që flamujt në kryeqytet të ulen në gjysmë shtizë gjatë periudhës së homazheve për deputetin e PD, Sokol Olldashi, i cili humbi jetën mbrëmjen e së mërkurës, si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Tiranë-Elbasan.
Qeveria shpall ditë zie
Këshilli i Ministrave e shpalli të enjten Ditë Zie Kombëtare në nderim të të ndjerit, Sokol Olldashi. Sipas vendimit të qeverisë, në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike flamuri kombëtar ulet në gjysmë shtizë, ndërsa shpenzimet e varrimit dhe të ceremonialit përballohen nga institucioni organizator i ceremonialit. “Këshilli i Ministrave vendosi:Shpalljen ditë zie kombëtare, ditën e enjte, datë 21.11.2013, në nderim të të ndjerit, Sokol Olldashi, deputet dhe politikan i shquar. Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike të ulet flamuri kombëtar në gjysmë shtize. Ceremonia e homazheve organizohet ditën e enjte, datë 21.11.2013, nga ora 11.00 deri në orën 14.00, në mjediset e sallës së seancave plenare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Shpenzimet e varrimit dhe të ceremonialit të përballohen nga institucioni organizator i ceremonialit”, thuhet në vendimin e KM.
Gjykata e Lartë: Humbje e pazvendësueshme
“Kryetari i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori dhe Trupa Gjyqësore e kësaj gjykate, i shprehin ngushëllimet më të thella e më të sinqerta familjes dhe të afërmve të të ndjerit Sokol Olldashi. Ndarja tragjike dhe e parakohshme e tij nga jeta, është një humbje e pazëvendësueshme edhe për miqtë, kolegët dhe deputët e Kuvendit. Shprehim vlerësimin më të lartë për figurën, punën dhe kontributin e Z.Sokol Olldashi, në jetën politike dhe shoqërore të vendit”.
Vetëvendosja: Humbën një nga zërat kryesor të politikës
“Në këtë ditë zie në Republikën e Shqipërisë edhe Lëvizja Vetëvendosje! i bashkohet dhimbjes dhe respektit për deputetin Sokol Olldashi, që humbi jetën në një aksident të pafat. Sokol Olldashin e përkujtojmë si një prej zërave kryesorë të politikës në Shqipëri, deputet për më shumë se 12 vjet radhazi, si dhe Ministër i Brendshëm dhe Ministër i Punëve Publike, Transportit e Telekomunikacioneve në kabinetin Berisha”
Shkrimi u publikua sot (22.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com