Një ditë para se qytetarët t’i drejtohen kutive të votimit, drejtuesit politikë të PS kanë zhvilluar takime me grupet e numërimit të votave. 

Report Tv mëson se numëruesve iu është dhënë porosi e qartë, që të shmangin presionin, i cili mund t’ju vijë nga kandidatët, si dhe çdo lloj ndërhyrje prej tyre. 

Lufta e ashpër mes kandidatëve rrit presionin dhe mundësinë e ndërhyrjes tek grupet e numërimit të votave, pasi beteja mes tyre bëhet edhe për një votë të vetme. 

Porosia e drejtuesve politikë është që numëruesit t’i rezistojnë çdo lloj presioni apo joshje të mundshme prej kandidatëve.