Beteja e femrave me Endometriozës, semundja qe vuajne ne heshtje nga turpi

Beteja e femrave me Endometriozës, semundja qe vuajne ne heshtje nga turpi

Pak ditë më parë dhimbja e saj preku një masë të madhe njerëzish në rrjetet sociale. Xhenuina Berisha, 39 vjeç nga Tirana , nënë e dy vajzave të vogla, doli hapur në publik  dhe tregoi dramën e saj mbi sëmundjen Endometriozës nga e cila po vuan prej 4 vitesh . Xhenuina e ndau historinë e saj për të kërkuar ndihmë, pasi beteja me këtë sëmundje e ka sfilitur. Sot, pas 8 ndërhyrjeve kriurgjikale pa sukses, pasi ka hequr mitrën dhe vezoret e shkatërruara nga sëmundja, ajo shtrohet shpesh në Hematologji për të marrë gjak pasi humbet shumë gjak nga plaga.

Në fakt kjo është forma më e rëndë e Endometriozës, por shumë femra të tjera vuajnë nga kjo sëmundje. 170 milion gra në të gjithë botën vuajnë pasojat e dhimbshme të kësaj sëmundjeve dhe ajo çka e bën edhe më të trishtë situatën është se pjesa më e madhe e tyre diagnostikohen pas mesatarisht 10 vitesh pasi janë prekur.Jo pak here ndodh që një pjesë e tyre të vuajnë në heshtje për shkak të turpit që ndiejnë të flasin për simptomat e sikletshme që kalojnë gjatë ciklit menstrual dhe dhimbjet që provojnë. Endometrioza konsiderohet si shkak

Nga vendin tonë nuk ka shifra të sakta se sa gra dhe vajza vuajnë nga Endometrioza, por nga analizimi i të dhënave mbi ndërhyrjet që kryhen në vendin tonë, heqjet e cisteve nga vezoret klasifikohen në vend të dytë pas fibromiomave për nga numri.

Çfarë është endometrioza?

Endometrioza e merr emrin nga endometri​—shtresa e qelizave që vesh uterusin (mitrën). Endometrioza është një gjendje në të cilën një ind i ngjashëm me endometrin shfaqet në vendndodhje të ndryshme jashtë mitrës. Sëmundja mund të ndeshet në organet fqinje, si në vezoret, në fshikëz, në zorrë, dhe në disa raste mund të jetë e pranishme në gjithë zonën e legenit.

Mjekët obstetër gjinekologë të spital Hygeia shpjegojnë se pamvarësisht se përfshin rritjen anormale të një indi, endometrioza zakonisht nuk është kanceroze. Ajo që e bën endometriozën një anomali nuk është indi në vetvete, por vendosja e këtij indi jashtë mitrës dhe që nuk ka asnjë mënyrë për të dalë nga trupi. Pasoja është gjakrrjedhje e brendshme, degjenerim i gjakut dhe i indit që rrjedh nga indet e implantuara, mahisje e zonave rrethuese dhe formim indi të dëmtuar.

Debora Andreopulos, një tjetër bashkëvuajtëse me Xhenuinën kujton: “gjatë adoleshencës, nisa të luftoj me dhembje të forta. Gjatë ditëve të vështira të ciklit menstrual, kisha shpesh dhembje therëse në vezore, si edhe dhembje koke, diarre, marrje mendsh, të përzier dhe dhembje në fund të shpinës. Simptomat u keqësuan kur kalova moshën 30-vjeçare. Dhembje djegëse vinin e shkonin pa ndonjë arsye të dukshme. Zgjohesha në mes të natës nga dhembje të forta. Veç kësaj, kisha herë pas here pak temperaturë, për ditë me radhë. Përfundoja duke përdorur qetësues për dhembje të ndryshme, pilula për qetësimin e spazmave në zorrë, pilula për stomakun dhe pomada e hape për shpinën.Gjinekologu konfirmoi se kisha ose një cist mjaft të madh, ose një formacion cistesh afër mitrës, me përmasa 10 me 12 centimetra​—pra aq i madh, sikur të isha katër muaj shtatëzënë! Pas kësaj, u konstatua se shkaku i problemeve të mia ishte Endometrioza”.

Pikërisht kjo është edhe arsyeja që mjekët e spitalit Hygeia insistojnë në rradhë të parë në njohjen e simptomave shoqëruese të kësaj sëmundje. Kjo për faktin e thjeshtë se nuk ka shumë informacion mbi këtë sëmundje, po ndodh shpesh që simptomat e endometriozës i konsiderojnë si dhimbje të zakonshme të ciklit menstrual duke bërë që pacientet të anashkalojnë kontrollin te mjeku gjinekolog.

Por cilat janë simptomat që sinjalizojnë një Endometriozë?

Dhimbje gjatë menstruacioneve e cila perceptohet në zonën pelvike dhe është simptoma më e zakonshme e endometriozës.Menstruacione që zgjasin më shumë se 7 ditë, herë pas here me gjakrrjedhje të shtuara, dhimbje, diarre, kapsllëk, fryrje e zorrëve dhe dhimbje gjatë urinimit, apo prani gjaku në urinë. Të tjera simptoma janë edhe dhimbje gjatë aktit seksual, gjakrrjedhje midis periudhës së menstruacioneve. Konceptimi I një shtatzanie tek këto femra bëhet shumë i vështirë dhe kjo sëmundje renditet si një ndër tre shkaktarët kryesorë të Infertilitetit te femrat.

Shkaqet e Endometriozës janë ende të panjohura por teoritë që mbizotërojnë janë ato gjenetike, zinxhiri ushqimor dhe ndotja nga pesticidet.

 

Mjekët e spitalit Hygeia japin një listë me shkaqe:

Mungesa e lindjes,fillimi i menstruacioneve në moshë të re, kalimi në menopauzë në një moshë të madhe, cikle menstruale të afërta në kohë (më pak se 27 ditë), nivele të larta të estrogjenit në organizëm, indeks të ulët të masës trupore, konsumi i alkoolit, historitë familjare (një ose më shumë të afërm me endometriozë), gjendjet mjekësore që çon në rrjedhje anormale menstruale dhe anomalitë e mitrës- janë disa faktorë rreziku për tu shqetësuar.

Një mundësi për të mos e anashkaluar…

E vetmja mënyrë për të konfirmuar plotësisht praninë e Endometriozës është ajo e kontrollit mjekësor dhe konsultës me mjekun gjinekolog. Mjekët e spitalit Hygeia informojnë se përveç fushatës ndërgjegjësuese që ka ndërrmarë spitali për të informuar gratë dhe vajzat në kuadër të  Ditës Botërore të kësaj sëmundjeje, që është data 24 Mars,  për Endometriozën ky spital do të ofrojë edhe  Paketën e Kontrollit Gjinekologjik për Endometriozën që përfshin : Ekzaminim Gjinekologjik + Eko transvaginale, të cilat janë edhe ekzaminimet bazë për diagnostikimin e kësaj sëmundje. Ata sqarojnë se diagnostikimi kryhet duke vlerësuar historikun e simptomave të pranishme, që më pas shoqërohet me kryerjen e një ekografie transvaginale. Nëse gjatë ekzaminimit ekografik identifikohen kiste të mbushura me gjak menstrual (të quajtura "kiste çokollatë"), atëherë kemi një diagnoza të qartë. Më pas, për konfirmim të diagnozës mjeku mund të rekomandojë edhe kryerjen e analizës së gjakut Ca125. Në disa raste, laparoskopia është zgjidhja përfundimtare me anë të së cilës bëhet fillimisht përcaktimi përfundimtar i diagnozës dhe më pas trajtimi i saj (heqja e kistit/eve).

hygeia

Mjekët i bëjnë thirrje grave dhe vajzave të mos neglizhojnë këto simptoma dhe në rast konstatimi të nxitojnë menjeherë për të kryer kontrolle mjekësore dhe më e rëndësishmja të konsultohen me mjekun gjinekolog. Në çdo rast, pra kemi apo jo simptoma, kontrolli te mjeku gjinekolog të paktën 1 herë në vit është i domosdoshëm për të patur një jetë cilësore.

Dr.Andreas Bazeos, MSc FRCOG

Drejtor i Departamentit të OB/Gjinekologjisë Hygeia

Kontakt: 04 23 90 000

www.hygeia.al

s.k/Shqiptarja.com

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu