Djali i Cristiano Ronaldo ka shënuar golin e tij të parë me fanellën e kombëtares U15 të Portugalisë. Cristiano Jr realizoi një gol të bukur në ndeshjen kundër Kroacisë, duke i dhënë avantazhin ekipit të tij pas vetëm 13 minutash lojë.

Pas golit, 14-vjeçari festoi në mënyrë ikonike, me hedhjen dhe britmën karakteristike 'Siuu', njësoj si babai i tij, duke emocionuar tifozët dhe ndjekësit e ndeshjes.

Ky ishte një moment i veçantë jo vetëm për talentin e ri, por edhe për të gjithë ata që shohin te Cristiano Jr një trashëgimtar të denjë të mbiemrit Ronaldo.