Një tjetër qytetar në Prishtinë shprehet se pret lirimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, duke thënë se ata nuk kanë kryer krime, por kanë mbrojtur popullin e Kosovës.

“Ata nuk kanë bërë krime, kanë mbrojtur popullin dhe pragun e shtëpisë. Drejtësia po vonon. Dashtë Zoti të lirohen e të kthehen në familjet e veta dhe në shtetin për të cilin kanë rrezikuar jetën' tha ai. 


Lajmi kryesor:

Kosova nuk fle sonte! Prishtina pret në shesh verdiktin për Thaçin, rrugët stolisen me flamuj të UÇK-së! Jehon thirrja: Janë të pafajshëm!