Një ditë pas tensioneve në mbledhjen e grupit socialist mes kryeministrit Edi Rama dhe Elisa Spiropalit, kjo e fundit ka reaguar sot në rrjetet sociale. Teksa ka publikuar një foto të saj me syze dielli, ajo ka përcjellë mesazhin: “Mbaje fytyrën nga drita dhe hijet mbeten pas”, duke uruar ndjekësit për një të diel të bukur.
Brenda takimit me dyer të mbyllura të grupit parlamentar të PS, ndodhi një përplasje mes ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Eriona Ismailit, dhe Spiropali.
Në momentin që Ismaili ka marrë fjalën për të folur për strategjinë e komunikimit, mësohet se ka pasur një reagim prej Spiropalit. Nuk dihet ekzaktësisht çfarë mimike ka bërë deputetja, e cila më pas ka nxitur një ndërhyrje prej Ismailit.
“Ka ndonjë gjë për të qeshur këtu?”, i është shprehur Ismaili, që më pas është mbështetur edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili i është drejtuar Spiropalit duke i thënë se s’mund të ndërhyjë ndërsa flet ministrja.
“Gjërat duhen marrë me përgjegjësi dhe komunikimi ka po ashtu rëndësi dhe nuk është gjë për t’u marrë me të qeshur. Kështu e morën me të qeshur para 12 vitesh disa, edhe kur fliste Endri Fuga, por disa prej tyre nuk janë këtu.”
Më pas, situata ka përshkallëzuar, çka ka bërë që Rama të ashpërsojë tonet ndaj Spiropalit:
“Mos më detyro të vij vetë aty të të nxjerr jashtë.”
Sjellim në vëmendje që së fundmi, Spiropali iu përgjigj Ballës pas deklaratës së tij për mungesën e ish-deputetes gjatë seancës së 12 marsit në Kuvend kur do të votohej për imunitetin e Belinda Ballukut.
Balla tha se mungesa e Spiropalit do të vendosej para votimit të socialistëve. Nga ana e saj, nuk vonoi përgjigjja duke shprehur gatishmërinë, ndërsa kërkoi që të flitej troç:
Komente












Elisa kjo tregon pa fytyresin tende , mos e quaj veten me te mire se sa te tjeret ., Kjo tregon qe je karjeriste por jo ne kuriz te te tjerve por me meritat e tua .Ty te ka perkedhelur me shume qeveria .Hatermbetjet thuhen balle per balle dhe jo me mesazhe .Turp per ty qe e quan veten me integritet .
Përgjigju