Atmosfera para Gjykatës Speciale në Hagë është intensifikuar në orët e fundit para shpalljes së vendimit për katër ish-krerët e UÇK-së. Qindra shqiptarë janë mbledhur pranë ndërtesës së gjykatës, duke mbajtur flamuj të UÇK-së dhe duke shprehur mbështetje për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.
Pamjet tregojnë qindra qytetarë nga Kosova dhe vende të ndryshme të Evropës që kanë udhëtuar drejt Hagës për të qenë të pranishëm në ditën e verdiktit por edhe forca të shumta policie.
Gjykata Speciale pritet të shpallë nesër vendimin e shkallës së parë për katër ish-drejtuesit e UÇK-së, një proces që po ndiqet me interes të lartë në Kosovë dhe mes mbështetësve të tyre.
Lajmi kryesor:
Kosova me sytë nga Haga, nesër vendimi për Thaçin! Prishtina pret verdiktin në shesh, rrugët mbushen me flamuj e mbishkrime për ish krerët e UÇK-së: Shpallini të pafajshëm!









