Deputetët e Kuvendit të Kosovës të enjten në Kuvend Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi për miratimin e së cilës nevojiten së paku 80 vota të ligjvënësve. Megjithatë, kalimi i kësaj marrëveshjeje do të varet nga deputetët e Listës Serbe, të cilët ende nuk janë deklaruar zyrtarisht nëse do të votojnë pro apo kundër Demarkacionit.
/Shqiptarja.com
Kryeministri Ramush Haradinaj ka deklaruar se seanca do të mbahet të enjten, por nuk ka dashur të komentojë nëse ka arritur t’i sigurojë edhe votat e deputetëve serbë, shkruan Zeri. Në anën tjetër, deputetët e lëvizjes “Vetëvendosje” janë shprehur se nuk e votojnë një marrëveshje të tillë për dallim nga partia tjetër opozitare LDK, e cila ka premtuar se do ta votojë Demarkacionin.
Pasi Qeveria miratoi plotësim-ndryshimin e Ligjit për Demarkacionin kryeministri Ramush Haradinaj është shprehur i bindur se Marrëveshja e Demarkacionit është në përfundim të finalizimit.
d.b/shqiptarja.com









