'Beteja e shifrave' / Kaso: Të dhënat e KQZ janë mashtrim, i japin oksigjen Ramës

'Beteja e shifrave' / Kaso: Të dhënat e KQZ janë mashtrim, i japin oksigjen Ramës

Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratës së Komisionit Zgjedhor përmes Sekretarit të Çështjeve Zgjedhore, Ivi Kaso.

KQZ njoftoi sot se ka mbaruar procesi i numërimit të votave për kryetarët e bashkive dhe këshilltarët dhe se pjesmarrja në votime ishte 22.97%.

Ivi Kaso ka deklaruar se këto shifra janë një mashtrim dhe se pjesmarrja në këto votoime ishte 15%.

"Komisionerët socialistë, në bashkëpunim me Komisionin Qendror të vjedhjeve kanë rritur pjesëmarrjen me 8 përqind, që do të thotë se kanë mbushur kutitë, duke shtuar rreth 280 mijë vota në të gjithë vendin. Ata nuk kanë ruajtur dot as shifrën zyrtare të dhënë nga vetë Komisioni natën e 30 Qershorit."- tha Kaso.

Sipas tij ky komision nuk i shërben zgjedhjeve por kryeministrit Edi Rama.

"Akoma sot, ky organ që nuk i shërben zgjedhjeve, por vjedhjes së Edi Rmës, nuk ka dhënë llogari pse në deklaratën e së dielës për pjesëmarrjen në orën 11.00 shifra u dyfishua në 12 përqind, kur, në të vërtetë, sipas dokumentit që publikoi Partia Demokratike, shifra reale ishte vetëm 6 përqind. Siç kemi denoncuar më herët, për të manipuluar rezulatin e 30 qershorit, Komisioni Qendror i Vjedhjeve zhduku transparencën nëpërmjet dy mekanizmave."- deklaroi sekretari.

Deklarata e plotë e Sekretarit për Çështjet Zgjedhore:

Edi Rama ka thyer çdo rekord në historinë e manipulimit të zgjedhjeve. Nevoja për të mbuluar refuzimin masiv të shqiptarëve, e ka çuar të manipulojë rëndë edhe votimet e veta me 1 kandidat.

Në krye të këtij operacioni kriminal qëndron Komisioni Qendror i Vjedhjeve.

Të dhënat e sotme janë mashtrim. Komisionerët socialistë, në bashkëpunim me Komisionin Qendror të vjedhjeve kanë rritur pjesëmarrjen me 8 përqind, që do të thotë se kanë mbushur kutitë, duke shtuar rreth 280 mijë vota në të gjithë vendin. Ata nuk kanë ruajtur dot as shifrën zyrtare të dhënë nga vetë Komisioni natën e 30 Qershorit.

Pjesëmarrja reale ne votimet e paligjshme dhe antikushtetuese të 30 qershorit është 15 përqind. Mbushja e kutive për t’I dhënë Edi Ramës oksigjen, nuk e ndryshon dot faktin se shqiptarët panë se gjatë gjithë ditës, veçanërisht pas mesditës, qendrat e votimit në të gjithë vendin. Ishin pothuajse bosh.

Komisioni Qendror i Vjedhjeve mashtroi gjatë gjithë ditës së dielë për numrin e pjesëmarrësve në votime.

Siç kemi denoncuar më herët, për të manipuluar rezulatin e 30 qershorit, Komisioni Qendror i Vjedhjeve zhduku transparencën nëpërmjet dy mekanizmave.

1. Më 30 Qershor të dhënat e pjesëmarrjes nuk u hodhën në sistemin onlinë të të dhënave për të mos lënë gjurmë.
2. Gjatë gjithë procesit të numërimit nuk u publikua asnjë tabelë me rezultatet.

Është e paprecedentëtë, që në fund të procesit të numërimit, edhe tani që flasim, Komisioni Qendror i Vjedhjeve nuk ka publikuar asnjë të dhënë për qendrat e votimit për asnjë bashki.

Shifrat e deklaruara sot i shërbejnë propagandës së Edi Ramës për të fshehur dështimin dhe braktisjen totale, për të fshehur katandisjen e Partisë Socialiste në një parti rrogëtarësh, kriminelësh dhe klientësh biznesi.

Çdo e dhënë për këtë proces farsë tregon se ky është një proces i manipuluar, i paligjshëm, antikushtetues.

Kamikazët e Edi Ramës në Komision Qendror të Vjedhjeve dhe kudo tjetër do të mbajnë përgjegjësi penale!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja