Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton zyrtarisht se procesi i numërimit të votave për kryetarët e bashkive dhe këshilltarët ka përfunduar mbrëmjen e djeshme, në 24:00. Zëdhënësja e KQZ-së deklaroi se në 30 Qershor në votime morën pjesë 812249 shqiptarë ose 22.97%, e totalit, referuar numrit prej 3,536,015 shqiptarë që kishin të drejtë vote. Nga ky numër 765825 vota të vlefshme kanë shkuar për kandidatët për kryetarë bashkie, pasi 45767 kanë rezultuar të pavlefshme. Ndërsa për kandidatët për këshilltarë janë 760933 të vlefshme, ndërsa 49986 të pavlefshme. KQZ thekson se në këtë shifër që ka publikuar mungojnë fletët e votimit të dëmtuara dhe ato që janë hedhur gabim te kutitë.
Votat që PS-ja ka marrë për kandidatët në të gjithë vendin në të 61 bashkitë janë 727.180 vota, Ndërkohë për këshillat bashkiakë në të gjithë vendin PS-ja ka marrë 563 693 vota, sipas burimeve të Report Tv.
Nëse këtë shifër do ta krahasonim me atë të zgjedhjeve lokale të 2015, ku PS-ja mori asokohe 402.000 vota, rezulton se në 30 Qershor Partia Socialiste ka marrë 161693 vota më shumë se para katër viteve. Në përfundim të deklaratës për shtyp, zëdhënësja e KQZ-së u tregua e kujdesshm që të theksonte se rezultatet janë paraprake. "Rezultati përfundimtar zyrtar do të shpallet vetëm pas përfundimit të afateve ankimore pranë KQZ apo Kolegjin Zgjedhor" tha Drilona Hoxhaj.
Shifrat e KQZ-së:
Në zgjedhje morën pjesë 812249 shqiptarë ose 22.97%
Votat për kandidatët dhe këshilltarët;
765825 për kandidatët për kryetarë bashkie
760933 për kandidatët për këshilltarë bashkie
Vota të pavlefshme
45767 për kandidatët për kryetarë
49986 për kandidatët për këshilltarë
Mungojnë fletët e votimit të dëmtuara dhe ato që janë hedhur gabim.
Deklarata e plotë KQZ-së për pjesëmarrjen
Mbrëmë, rreth orës 24.00, ka përfunduar procesi i numërimit dhe tabulimit të rezultateve në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Sipas të dhënave paraprake të raportuar nga KZAZ-të në sistemin elektronik të të dhënave të KQZ-së, rezulton se kanë marrë pjesë në votime812.249 zgjedhës, ose 22.97 % e numrit të përgjithshëm të zgjedhësve prej 3.536.016.
Numri i përgjithshëm i votave të vlefshme për Kryetar bashkie është 765.825 ndërsa për këshill bashkiak, 760.933. Numrii përgjithshëm i votave të pavlefshme për kryetar bashkie është 45.276, ndërsa për këshillat bashkiak është 49.986. Në këto të dhëna mungojnë numri i fletëve të votimit të dëmtuara apo të hedhura në kutinë e gabuar. Tabulimi i rezultatit këtë herë është mbyllur brenda 48 orëve nga momenti i mbylljes së votimit.
Mënjëherë pas përfundimit të procesit të numërimit dhe miratimit me vendim të tabelës së rezultateve nga KZAZ-të për zonat përkatëse të administrimit zgjedhor, KZAZ-të kanënisur dorëzimin në KQZ të kutive të votimit dhe kutive me materialet zgjedhore, sipas procedurave të përcaktuara nga Kodi Zgjedhor. Ky proces vijon edhe ditën e sotme pasi volumi i materialeve zgjedhore është i konsiderueshëm.
Gjithashtu, KZAZ-të kanë dorëzuar në KQZ tabelat e rezultateve të zonave të administrimit zgjedhor së bashku me tabelat e rezultateve të nxjerra nga grupet e numërimit të votave. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vazhdojë me administrimin e mëtejshëm të procesit, sipas hapave dhe procedurave që parashikon Kodi Zgjedhor, deri në përfundimin e tij.
Sipas ligjit, për 51 bashkitë e administruara nga një KZAZ, afati 5 ditor i ankimimit fillon nga data e miratimit të vendimit për nxjerrjen e rezultatit nga KZAZ. Ndërsa për 10 bashkitëku procesi është administruar nga me shumë senjë KZAZ, afati 5 ditor i ankimimit fillon datën e miratimit të tabelës së rezulateve nga KQZ.
Duke marrë shkas nga ambiguiteti dhe disa keqinterpretime që janë vërejtur këto ditë lidhur me shifrat paraprake që KQZ me të drejtë vlerësoi të publikonte për të informuar publikun e interesuar, theksojmë se rezultati përfundimtar zyrtardo të shpallet vetëm pas përfundimit të afateve ankimore në rrugë administrative pranë KQZ apo ankimimeve të mundshme në Kolegjin Zgjedhor.
Po pse nuk e bete me mire nje milion "shuplaka" ose dhe 2 kush u ndalon...
PërgjigjuTermet I vertete
Përgjigju