Beteja finale në Mosul, ultimatum
ISIS: Dorëzohuni ose vdisni

Beteja finale në Mosul, ultimatum<br />ISIS: Dorëzohuni ose vdisni
“Dorëzohuni ose vdisni! Nuk keni zgjidhje tjetër”, ishte kjo deklarata që  kryemnistri irakian Haider al Abadi u drejtoi  luftëtarëve të  Shtetit Islamik, që po vazhdojnë rezistencën ndaj ofensivës së ushtrisë irakiane dhe trupave kurde në qytetin e dytë më të madh të Irakut, në Mosul.

 “Kemi rrethuar ISIS nga të gjitha anët dhe me ndihmën e Zotit do të këpusim kokën e gjarpërit. Ata nuk do të kenë asnjë rrugë për t’u arratisur!” deklaroi Kryeministri irakian.

Sipas raportimeve, forcat e ushtrisë irakiane janë vetëm 1 kilometër në lindje të qendrës së qytetit, ndërsa në jug avancimi i ushtrisë ka qenë i qëndrueshëm.

Të hënën trupat qeveritare morën nën kontroll disa fshatra  në Mosul, por ende nuk dihet se kur do t’i jepet goditja finale rezistencës në qytet.

Në operacion janë përfshirë 50 mijë trupa irakiane, luftëtarët kurdë Peshmerga, fiset arabe Suni dhe ata Shia.

Përpara se të niste ofensiva në 17 tetor besohej se 3000 deri në 5000 militantë ndodheshin në Mosul, ndërsa numri i civilëve arrinte në 1.5 milionë. Më herët është raportuar se shumë prej banorëve janë përdorë si mburoja nga ushtarët e ISIS.Mosuli ra në duart e ISIS-it në vitin 2014 ku ,kreu i terroristëve, Abu Bakr al-Baghdadi zgjodhi të shpallë “Kalifatin”.

Redaksia online
(E.M/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin