Apple ka fituar betejë e gjatë ligjore përballë Samsung, duke gjobitur me një shumë prej 539 milionë dollarë nga gjykata e San Hosesë.

Akuza e kompanisë Apple ka të bëjë me kopjimin e dizajnit dhe të disa funksioneve të iPhone X nga Samsung Galaxy S9 duke dëmtuar patentën e Apple.  

Përballja në këtë gjykatë i jep fund betejës ligjore mes dy kompanive. Apple ka deklaruar se Samsung i ka shkaktuar një dëm kolosal në treg nga shitjet.

Të dyja kompanitë janë përballur edhe më parë në gjykatë ku Apple ka pasur për ti paguar një detyrim financiar prej  1 miliardë lekë por Samsung ishte e gatshme t’i paguante vetëm 28 milionë dollarë.

Ndërkohe, vendimi i gjykatës së Kalifornisë pritet që të  reflektohet ndjeshëm në financat e kompanisë së Samsung.