Beteja me flakët në vend, ministria e Mbrojtjes: Janë fikur 8 vatra! Mbeten aktive 4 prej tyre

Beteja me flakët në vend, ministria e Mbrojtjes: Janë fikur 8 vatra! Mbeten aktive 4 prej tyre

Zjarret në vendin tonë

Stina e verës dhe rritja e temperaturave sjell zjarret e mëdha në vendin tonë. Dhe së fund,mi, jugu veriu dhe Shqipëria e mesme ka qenë në disa zona në flakë.

Ministrja e mbrojtjes ka njoftuar se kanë arritur të shuhen 8 vatra zjarri ndërsa janë ende aktive 4 prej tyre.

Zjarri ka arritur të fiket sipas njoftimit të ministrisë 3 vatra në qarkun e Gjirokastrës, 1 në Shkodër, 1 në Tiranë, 2 në Durrës dhe një vatër në Fier. Aktive mbeten 4 vatra zjarri në fshatin Legjin, në njësinë administrative Orosh në Mirditë, në fshatin Draç, Kepi i Rodonit në njësinë Ishëm, në Durrës. Një tjetër operacion po vijon në fshatin Pilur në Himarë, ku flakët përfshinë një sipërfaqe me shkurre si dhe në fshatin Qesarat të njësisë administrative Livadhja, në bashkinë Finiq, ku zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe kullotë.

‘Situata e zjarreve në vendin tonë

Gjatë ditës së sotme, efektivë të Forcave të Armatosura, efektivë të forcave zjarrfikëse, forca policore, vullnetarë si dhe forca të shërbimit pyjor, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile janë angazhuar në disa operacione për shuarjen e zjarreve në zona të ndryshme të territorit të vendit. Pas një pune të pandërprerë është arritur të fiken 8 vatra zjarri, 3 në qarkun e Gjirokastrës, 1 në Shkodër, 1 në Tiranë, 2 në Durrës dhe një vatër në Fier.

Ndërsa mbeten ende aktive 4 vatra zjarri. Në fshatin Legjin, në njësinë administrative Orosh në Mirditë vijon puna për shuarjen e flakëve në një sipërfaqe pyjore me pisha. Po ashtu po punohet për të vënë nën kontroll flakët në një sipërfaqe me bimësi dhe shkurre, në fshatin Draç, Kepi i Rodonit në njësinë Ishëm, në Durrës. Në operacion janë të angazhuar të gjitha mjetet zjarrfiksëse duke përfshirë dhe zjarrfikësen e portit Durrës dhe të Shijakut. Puna e efektivëve është vështirësuar për shkak të terrenit dhe erës së fortë.

Një tjetër operacion po vijon në fshatin Pilur në Himarë, ku flakët përfshinë një sipërfaqe me shkurre si dhe në fshatin Qesarat të njësisë administrative Livadhja, në bashkinë Finiq, ku zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe kullotë.

Agjencia e Mbrojtjes Civile dhe Ministria e Mbrojtjes i bëjnë thirrje pushtetit vendor për më shumë angazhim gjatë këtij sezoni veror, për shkak edhe të temperaturave të nxehta që priten në ditët në vijim, të angazhojnë veç forcave zjarrfikëse të gjitha strukturat e mbrojtjes civile në nivel vendor. Po ashtu u bëhet thirrje për një angazhim në kohë edhe vullnetarëve dhe banorëve të zonave, të cilët duhet të raportojnë pa vonesë vatrat e zjarrit.’- thuhet në njoftimin e ministrisë së mbrojtjes. 

Zjarret më të vështira për tu shuar së fundmi kanë qenë në qarkun e Vlorës në Malin e Çikës, Krastë të Krujës.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës