Momentet e fotografuara nga Turqia tregojnë ende shpërthime pas sulmeve ajrore të koalicionit të udhëhequr nga SHBA në afërsi të qytetit sirian të Kobani.
 
Zyrtarët amerikanë thonë se qyteti në kufi me Turqinë duket të jetë më pak në rrezik për të rënë në duart e militantëve të ISIS, por kërcënimi mbetet ende prezent.
 
Sipas zyrtarëve, sulmet ajrore kanë ndihmuar për stabilizimin e situatës në këtë zonë duke bërë që ekstremistët e ISIS të mos zgjerojnë më terrenin e tyre.
 
Një ditë më parë, qeveria turke ka arritur një marrëveshje për dërgimin e 200 luftëtarëve kurdë të Peshmergas të cilët do të kalojnë nëpërmjet territorit turk.
 
Vendimi është mirëpritur nga zyrtarët në Uashington si një shenjë që Turqia dëshiron të zbusë kundërshtimin e saj ndaj fokusit strategjik të Amerikës kundër shtetin islam.
 
Ndërkohë, Turqia e sheh presidentin sirian Bashar Al Assad si një kërcënim më të madh se militantët e shtetit islamik, i cili ka shkaktuar tension me Shtetet e Bashkuara.




Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)