Ndërsa beteja për ruajtjen e Teatrit Kombëtar vazhdon me protesta nga një pjese e artistëve , por edhe me qytetarë të shoqërisë civile, aktorja Cubi Metka e ftuar sot në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv thotë hapur opinionin e saj në lidhje me këtë çështje. Për të teatri aktual nuk duhet të prishet por rikonstruktohet.
Jemi lodhur pak me këtë pjesën. Pse e ke thënë kështu apo ashtu, ke firmosur këtu apo aty. Unë jam edhe anëtare në Sindikatën e Artistëve të skenës dhe Ekranit dhe kam firmosur atje kundër shembjes së teatrit aktual, rikonstruksionin e tij, dhe ndërtimin e një të riu në çfarëdolloj vendi që të jetë.
Cubi Metka, aktore
Cubi e cila merr pjesë në protestat për të mbrojtur godinën e Teatrit Kombëtar thekson se teatri nuk është vetëm i artistëve, por i të gjithë artdashësve.
Realisht është shumë e bukur kur je aty në protestë dhe sheh njerëz që ngjiten në atë skenë. Mirë për ata që thonë se ka interesa, po këta qytetarë të shoqërisë civile?Në momentin që ne flasim për një pronë publike, ajo është e jona, e të gjithëve. Por ne nuk dorëzohemi dhe kjo është e bukur. Ne jemi gjithmonë me idenë që do arrijmë aty ku duam.
Cubi Metka, aktore