Vetëm varianti i prishjes së votimit nuk ishte menduar dje, në seancën që do të vinte në provë ekzistencën e maxhoranës. Numri i votave që mori kandidati i Partisë Demokratike për KLD, tregoi se Berisha dhe Topalli kishin të drejtë të sheqtësoheshin aq sa të merrnin masat që morën. Ilir Meta dhe nënkryetari i Kuvendit, Vangjel Tavo, bashkë me Lefter Kokën nuk votuan duke e lënë vetëm deputetin - ministër Nasip Naço që, në kushtet ku u krye votimi, nuk mund të mos votonte.
Dhe rezultati doli siç pritej, Berisha fi toi me një votim të prishur, pa pjesëmarrjen e opozitës. Maxhoranca kaloi me ndihmën e çmuar që Mediu dhe Naço u detyruan të jepnin nga mënyra e votimit,por konfi rmoi se është gati të përdorë të gjitha mjetet për të fituar sërish. Por edhe mendihmën e paçmuar të Islamit që këtë herë nuk mund të flinte me mullixhiun për inat të vjerrës.
Seanca e djeshme, mekëtë që ndodhi, nuk ia arriti plotësisht qëllimit që kishte opozita, për të çarë maxhorancën, por shërbeu për të dhënë një pasqyrë më të qartë të asaj që do të ndodhë deri në zgjedhje me opozitën dhe maxhorancën. Kandidatura e Ardian Vishës, u kundërshtua nga disa zëra të rëndësishëm
brenda vetë opozitës, por Rama e kishte vendosur që do të hynte për diversion. Do të luante në terrenin e trafikut të votës, që Berisha si zotërues duket se po e humbet. Rama pati të drejtë, nëse do të kishte votim të fshehtë do të ishte fitimtar. Do të fitonte anëtarin e KLD-së, do të çekuilibronte parlamentin dhe do të imponohej kështu edhe për zgjedhjen e presidentit, edhe për betejat e tjera të rëndësishme si reforma zgjedhore, apo çuarja e vendit në zgjedhje me një qeveri pa Berishën.

Por në këtë fushëbetejë Rama humbi Rilindjen Shqiptare. Tregoi se nuk i interesonte cilësia e nënkryetarit të KLD, se ndryshe kandidati i tij do të ishte një jurist i paekspozuar në beteja politike, i papërfolur dhe me përvojë. Tregoi se nuk është reforma në drejtësi ajo që e shqetëson. Rama tregoi se viktimat e Gërdecit, mund të harrohen nëse është e nevojshme një aleancë me të paditurit. Ndarja e Metës me maxhorancën dje, ishte vërtetë lajmi më i keq për Berishën, por a është lajm i mirë për opozitën?
Që të jetë kështu duhet që kaseta Meta-Prifti dhe 21 janari të zëvendësohen me taktikat e shprehura nga disa drejtues të PS për aleancë me LSInë me kushtin që ajo të dalë në opozitë këtë vit. Nga ana tjetër maxhoranca mund të ekzistojë vetëm si burg mesjetar. Organizimi si repart ushtarak nuk i bëri punë këtë radhë kryeministrit, ndaj u përdorën të gjitha mjetet, që nga paralajmërimet kërcënuese e deri tek heqja e të drejtës për votim të fshehtë. Ashtu si një vit më parë Berisha tregoi se votimi do të bëhet siç e do ai dhe rezultati do të dalë ashtu si e do ai. Këtë do të bëjë edhe për zgjedhjen e presidentit, këtë do të bëjë edhe për zgjedhjet e përgjithshme.
Nëse Rama humbi dje flamujt e drejtësisë dhe të antikorrupsionit, arriti të vërë në provë gatishmërinë e Berishës për të pranuar një process votimi të lirë dhe votën e lirë. Ky rezultat nuk ishte surprizë, por konfirmoi qartësisht që Shqipëria nuk do të hyjë vitin tjetër në një betejë për rilindjen shqiptare, as për korrupsionin, as për shëndetësinë dhe arsimin, do të jetë nëjsoj si në 20 vjetet që kaluan, një betejë për votën e lirë.

(aq/shqiptarja.com)