Betejat e 'Rambos'/ Haradinaj i pafajshëm në Hagë, Francë e Slloveni por nuk mjafton

Betejat e 'Rambos'/ Haradinaj i pafajshëm në Hagë, Francë e Slloveni por nuk mjafton

Ramush Haradinaj dha dorëheqjen ditën e djeshme nga posti i kryeministrit me arsyetimin se është thirrur nga Gjykata Speciale në Hagë për të dëshmuar sërish lidhur me aktivitetin e tij gjatë Luftës së Kosovës. Për 'Rambon' ashtu siç quhej gjatë luftës në Kosovë kjo do të jetë beteja e tretë me Hagën dhe si duket ashtu si në rastin e parë ai ka zgjedhur të përballet përsëri si një qytetar i thjeshtë dhe jo si kryeministër.

Herën e parë kur u zgjodh si kryeministër i Kosovës në 2004, Haradinaj qëndroi vetëm 100 ditë në zyrën e qeverisë dhe u thirr në 2005 nga Tribunali Ndërkombëtar Penal për ish-Jugosllavinë me seli në Hagë. Haradinaj, në atë kohë, u akuzua për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve ose zakoneve të luftës. Megjithatë për shkak të mungesës së provave bindëse, 'Rambo' u lirua në prill të 2008-ës.

Beteja e dytë ishte në vitin 2011 dhe më 18 gusht të atij viti ai del para gjykatës dhe në këtë rast trupi i akuzës pyeti 56 dëshmitarë kundër Haradinajt. Vendimi përfundimtar u morr një vit më vonë në 29 nëntor 2012 i cili e shpalli atë të pafajshëm. Këtë here, gjyqtarët, jo vetëm që e liruan nga akuzat, por theksuan se provat e siguruara dëshmojnë se ai u përpoq të parandalonte sjelljen kriminale.

Por jo vetëm kaq pasi Haradinaj ka patur edhe ndalesa të tjera për shkak të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia. Në qershor të 2015-ës, u ndalua në Slloveni dhe u mbajt dy ditë në burg. Megjithatë pas presioneve ndërkombëtare ai u la i lirë. Një tjetër rast është edhe ai i janarit të 2017-ës ku Haradinaj u arrestua nga policia franceze. Në atë kohë Serbia këmbëngul fuqishëm për të ekstraduar Haradinajn në Serbi megjithatë tentativa e Serbisë dështoi.  E mesa duket për Haradinajn duket se asgjë nuk ka mbaruar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)