Betejë me 5 lloje armësh, flasin dy agjentët: Si ndalëm sulmin e Bledar Muçës

Betejë me 5 lloje armësh, flasin dy agjentët: Si ndalëm sulmin e Bledar Muçës

Bledar Muça me armë në dorë

Betejë me pesë lloj armësh ku janë qitur 46 plumba, mes dy agjentëve të policisë operacionale dhe anëtarëve e grupit “Çapja” në qershor të 2016 në Elbasan, ka ndodhur në 1 minutë e 20 sekonda. Në këtë rrafsh kohor, nga të dyja palët janë qëlluar plot 46 plumba pistolete dhe kallashnikovi, duke krijuar një situatë lufte dhe paniku për banorët e zonës. Sot që flasim kanë kaluar 3 vjet nga kjo ngjarje e rëndë, që fatmirësisht u mbyll pa viktima. Kjo ngjarje ishte produkt i dy atentateve të mirëorganizuara ndaj grupit të Çapjave në Elbasan, produkt i cili për pak sa nuk pati jetë të humbura të njerëzve të pafajshëm.

Dosja penale e kësaj ngjarje është hetuar dhe përfaqësuar në gjykim nga kryeprokurori i Elbasanit në atë kohë Dritan Gina, ndërsa gjyqtar ka qënë Taulant Tafa, i cili ka dënuar me dy vite burgim Bledar Muçën për akuzën “Vrasjes së kryer në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme”, mbetur në tentative dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve dhe municionit luftarak”. Kostoja financiare për hetimin e kësaj ngjarje ka qënë 2 milion e 400 mijë lekë të vjetra, ndërkohë sot “Shqiptarja.com” sjell rrëfimin e dy agjentëve të operacionales M.P dhe L.B, të cilët kanë qënë njerëzit që ishin ngarkuar nga Policia e Shtetit, për të mbajtur në vëzhgim anëtarë të grupit Çapja në Elbasan, dhe më konkretisht Bledar Muçën. Dy agjentët që ishin ngarguar për mbulim, sapo kanë hyrë në zonën e Çapjave, kanë rënë në mbulimin e këtyre të fundit, duke u bëra ata objekt vëzhgimi.

VIDEO/ Bledar Muça me armë gjatë sulmit ndaj policisë

Bledar Muça, qarkullonte në qytet me automjetit e blinduar në pronësi të Erion Millo ose Mihallari, një pronar karburanti dhe hoteli në Labinot të Elbasanit. Muça lëvizte me mjetin “Benz G” në qytet për të marrë informacion në lidhje me personin që e qëlloi në datën 6 qershor 2016, që deri në atë periudhë ende nuk ishte identifikuar. Si pasojë e kësaj përplasje në vendit të ngjarjes janë fiksuar dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale 46 gëzhoja, 6 predha dhe 4 bërthama predhash. Nga gëzhojat e ekspertuara është konkluduar se ato janë qitur nga gjithsej 5 armë zjarri, ku tre armë janë përdorur nga punonjësit e policisë, konkretisht dy pistoleta të markës “Beretta” dhe një automatik, një armë nga Bledar Muça, i cili ka zbritur nga makina dhe një armë nga drejtuesi i mjetit “Benz”, Erion Millo, ky i fundit tashmë i vrarë. Sipas dinamikës së ngajrjes që ka ndërtuar prokurori Dritan Gina, Ardian Çapja dhe Florenc Çapja nuk janë përfshirë në këtë përplasje me armë, pasi kanë qënë në ambjentet e shtëpive respektive.

Rrëfimi i agjentëve:

Si përballuam sulmin e Muçës nga dy drejtime
Më datë 8 qershor 2016, rreth orës 18:50, automjeti i markës “Mazda”, me targë AA 411 AU, ku udhëtonin punonjësit e forcave operacionale të Policisë së Shtetit M.P dhe L.B, ka qënë në lëvizje në rrugën “Emin Matraxhiu” të qytetit të Elbasanit, pasi kishin marrë detyrë për mbajtjen nën vëzhgim të anëtarëve të familjes Çapja. Ky veprim ishte ndërmarrë për shkak të ngjarjeve të kohëve të fundit të ndodhura në qytetin e Elbasanit, e konkretisht të dy ditëve më parë, ku Bledar Muça dhe Florenc Çapja, ishin qëlluar me armë zjarri nga një person i pa identifikuar.

Dy efektivët e operacionales e kanë treguar kështu përplasjen me armë me anëtarët grupit Çapja “…në momentin që automjeti i markës “Mazda” që drejtohej nga punonjësi forcave operacionale M.P ishte në lëvizje dhe ndodhej rreth 800 metra nga hotel “Univers” (në pronesi te familjes Çapja), drejtuesi i mjetit ka vënë re se mjetin e markës “Benz G”, me targe AA 007 MZ, i cili ishte dhe mjeti që ata duhet të mbanin nën vëzhgim, i cili i ka shoqëruar nga pas për një kohë të shkurtër dhe ju ka bërë shenja me drita që të ndalonin. Drejtuesi i mjetit “Mazda”, ka hapur paksa krahun për të kuptuar se çfarë kërkonte nga ata drejtuesi i mjetit tjetër dhe ndërkohë ka konstatuar se pasagjeri, i cili ndodhej në vendin e parë pranë shoferit ka kthyer kokën nga pas tek sedilja dhe dikujt, ja ka bërë me shenjë.

Ndërsa mjeti ka qënë i pandaluar mirë, nga dera e pasme e mjetit tip “Benz G” ka dalë një person me pantallona xhins dhe bluzë me mëngë të shkurtra ngjyrë jëshile, i cili ka marrë në sedilje një pistoletë dhe ka qëlluar drejtpërdrejt në xhamin e pasmë të mjetit “Mazda”, qitje këto të cilat kanë thyer xhamin e pasmë dhe pasi kanë përshkruar tejpërtej mjetin, kanë dalë nga xhami i përparmë…”.

Dy punonjësit e forcave operacionale, të cilët tashmë kishin kuptuar qëllimin e tyre tregojnë se janë kundërpërgjigjur ndaj personit, i cili ishte pozicionuar në pjesën e pasme, dhe që ka lëvizuar në dy krahët e mjetit “Mazda” duke qëlluar intensivisht në pjesë të ndryshme të mjetit pa arritur ti dëmtojë fizikisht punonjësit e policisë të cilët janë shtrirë rrafsh me dyshemenë e makinës. Ky veprim sipas tyre ka vazhduar prej Bledar Muçës, për aq kohë sa ka patur dhe predha në armën e tij, për t’u larguar më pas në anën lindore të rrugës. Mjeti i markës “Benz G”,i cili gjatë kohës që po kryhej ky shkëmbim zjarri ka lëvizur paralelisht me mjetin “Mazda”, tashmë të ndaluar, pasi ka përshkruar rreth 30-40 metra në anën perëndimore është kthyer duke u vënë tashmë përballë punonjësve të policisë.

Goditje dhe nga brenda makinës
Ndërkohë që dy policët e operacionales janë afruar pranë tyre, drejtuesi i mjetit, nga xhami paksa i hapur ka qëlluar me pistoletë drejt punonjësve të policisë. Qitjet e drejtuesit të mjetit “Benz G”, kanë dëmtuar pjesën e xhamit të përparme dhe pjesën anësore të mjetit të punonjësve të policisë në krahun e shoferit, në një pozicion hyrës pak të pjerrët, e kondicionuar kjo nga qitjet në lëvizje. Duke parë se dhe pas këtyre paralajmërimeve ata nuk kanë reaguar, punonjësit e forcave operacionale M.P dhe L.B thonë se u janë përgjigjur me zjarr tashmë nga arma e shërbimit automatike, e cila ndodhej në bagazh.

Ky shkëmbim zjarri ka vazhduar për pak dhe më pas mjeti “Benz G” është larguar drejt në drejtim të hotelit “Univers”. Ndërkohë, në vendin e ngjarjes kanë shkuar me shpejtësi shërbimet e FNSH, të cilat kishin marrë njoftim për situatën se po qëllohej mbi shërbimet policore dhe kanë gjetur ne vendngjarje mjetin “Benz G”,ku në vendin e shoferit ishte Ardian Çapia. Rrethanat e mësipërme janë si rezultat i deklarimeve dhe akteve të mëparshme që përkojnë me momentin e fillimit të veprimeve, kur ende nuk ishte konkluduar nëse nga ana e Bledar Muça dhe të ndjerit Erion Millo ose Mihallari ekzistonte mundësia që të njiheshin cilësitë e personave që ndodheshin në automjetin tip “Mazda”. Në vijim të kryerjes së veprimeve në funksion të hetimit, nga ana e organeve të ndjekjes penale, janë kryer një sërë veprimesh hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Betejë me 46 plumba
Nga kqyrja e vendit të ngjarjes janë fiksuar dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale 46 gëzhoja, 6 predha dhe 4 bërthama predhash si dhe 14 copa predhash të deformuara. Nga gëzhojat e ekspertuara është konkluduar se ato janë qitur nga gjithsej 5 armë zjarri, ku tre armë janë përdorur nga punonjësit e policisë, konkretisht dy pistoleta të markës “Beretta” dhe një automatik, një armë nga Bledar Muça, i cili ka zbritur nga makina dhe një armë nga drejtuesi i mjetit “Benz”, Erion Millo. Po ashtu, është konkluduar se 32 gëzhoja janë qitur nga tre armë, konkretisht 24 prej tyre nga armët që disponoheshin prej punonjësve të policisë, 8 janë qitur nga një armë që sipas dinamikës së ngjarjes duhet të jetë arma që mbahej nga Bledar Muça, 13 gëzhoja të kalibrit 9 mm janë qitur nga arma që mbahej nga drejtuesi i mjetit në çastin e ngjarjes, Erion Millo dhe 1 gëzhojë e kalibrit 7,62 mm, është qitur nga arma automatike e përdorur nga punonjësit e policisë.

Akuza: Dy Çapjat ishin në shtëpi
Në lidhje me faktin penal të ndodhur prokuroria e Elbasanit Adrian Çapja dhe Florenc Çapja, gjatë gjithë fazës së hetimeve paraprake kanë pretenduar se ditën e ngjarjes, në datën datën  8 qershor 2016, nuk kanë qënë në mjet por në banesat e tyre, por që në fakt nga hetimi ka rezultuar e provuar se këta dy persona, të cilët kanë pasur cilësinë e personit nën hetim, nuk kanë qënë në automjet në kohën e shkëmbimit të të shtënave me punonjësit e policisë ndaj dhe hetimet ndaj tyre janë pushuar. Ka rezultuar e provuar që bashkë me Bledar Muça, në automjet ka qënë Erion Millo, i cili ka vdekur pasi është vrarë, si dhe një shtetas tjetër që është përshkruar si një individ mashkull me thinja, i paidentifikuar.

Dëshmia e Bledar Muçës
Në lidhje me ngjarjen ka dhënë deklarime dhe Bledar Muça, në atë moment si person ndaj të cilit zhvillohen hetimet dhe deklarimi i tij është marë në datën 20 tetor 2016, sipas të cilit ky i fundit ka pohuar se “…më datë 3 shkurt 2016, së bashku me Fejzulla Çapja, Luan Muça, Enver Sinakoli, Ambri Sinakoli, Ferit Muça, Florenc Çapja, Ilir Çapja, Bujar Rreshka, Ronald Çapja, Agron Çapja, Agron Sinakoli dhe nje djale me emrin “Eno”, ndodheshin në lokalin e Enver Sinakoli për të parë një ndeshje futbolli. Në atë moment janë qëlluar me armë nga persona të paidentifikuar, ku kanë mbetur të vdekur Agron Çapja, Ardit Çapja dhe “Eno”.

Sipas tij, personat që i kanë qëlluar ishin të veshur me uniforma policie dhe me shenja dalluese të policisë në krah. Po ashtu, sipas dëshmisë së Bledar Muçës, më datë 6 qershor 2016, është qëlluar përsëri me armë zjarri automatike, në kohën që ka qënë duke udhëtuar me automjetin e markës “Volsvagen”, Golf VI, pikërisht në momentin që ka qënë duke lëvizur në rrugën pranë ish-maternitetit të qytetit të Elbasanit, ku si pasojë Bledar Muça,ka mbetur i plagosur dhe bashkë me të dhe një grua e cila ka qënë kalimtare. Në të njëjtën datë, Bledar Muça, pasi ka dhënë deklarimet në polici ai ka lëvizur me mjetin e tij në qytet për të marrë informacion në lidhje me personin që e qëlloi dhe më pas ka shkuar në shtëpinë e tij…”. Sipas prokurorisë së Elbasanit e gjithë ngjarja nga pozicioni i të qënurit paralel të mjeteve e deri në kthimin e mjetit të Bledar Muçës përsëri aty, pra e gjitha është për rreth 1 minutë e 20 sekonda, ku palët e përfshira nuk kanë pasur mundësitë për të kuptuar dhe sqaruar se ata nuk ishin realisht në pozicione të kundërta me njëri-tjetrin dhe ca më pak në kushte ku duhej të cënohej jeta e ndonjërit prej tyre.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • lala: 10/10/2019 18:56

    kto nuk i kap dot kollaj

    Përgjigju
  • Astrit: 10/10/2019 18:27

    Kjo esht veper e Dritan gines per kte ngjarje jan pagu 2mln euro,dritan gina bashkeshorti rovena gines dashnorja adriatik llalles

    Përgjigju
  • Arbri Alit: 10/10/2019 18:26

    Keto jan shum pak gjera qe kan dal , Po per vrasjet e policeve Pse nuk flitet??

    Përgjigju
  • Arsen: 10/10/2019 18:23

    Dritan gina u pagua 2milion euro bashk me rovena ginen dhe adriatik llallen

    Përgjigju
  • Qytetari: 10/10/2019 18:21

    Tamam thot artan hoxha sinaloa dhe ne fund biznese vila dhe sjellje intelektualesh dhe pal me shtetin.deri sa do vazhdoj keshtu??

    Përgjigju
    • Mateo mushi: 10/10/2019 18:29

      Turp policia qe duam keta smbrojn policet e vet ca do presim ne qytetaret e thjesht turp turp shtet i mbarum

  • Shefqet kasa: 10/10/2019 18:20

    Shum te forte paskan qen keta Capjat.Ne kohe rekord e mbyllen kte ceshtje qe minimalisht denohesh me 20-vite burg. Bravo Capja

    Përgjigju
  • Mateo mushi: 10/10/2019 17:55

    Kta vazhdojn dhe terrorizojn qytetin e elbasanit dhe shteti akoma sben asgje 12 vjet po e njejta histori jan pal me shtetin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot