Kthimi i dekretit për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, nuk do të shqyrtohet nga Kuvendi deri sa të thotë fjalën e saj Komisioni i Venecias. Kjo u tha nga sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla, i cili u shpreh se do të dekreti i kthyer nga Meta nuk do të diskutohet dhe sa shqyrtohet në Kuvend pasi do të respektohet deri në fund opinionin i Venecias, i cili pritet të jap opinionin përfundimtar më 22 mars.
'Deri në marrjen e Opinionit përfundimtar zyrtar nga Komisioni i Venecias dekreti i rikthyer nga Presidenca nuk do të diskutohet dhe as shqyrtohet në Kuvend, për të respektuar deri në fund Komisionin e Venecias', tha Balla
Presidenti Ilir Meta ktheu dekretin që i heq atij të drejtat për ceremoninë e betimit të anëtarëve në Gjykatën Kushtetuese në tubimin e 2 marsit, para njerëzve të mbledhur në shesh. Ai firmosi në 'zyrën' e tij jashtë Presidencës dhe para 'sovranit' dekretin e parë që rrëzon sipas tij anti-kushtetueshmërinë në vend dhe lufton 'grushtin e shtetit' . Meta kërcënoi se nëse ky dekret nuk merret seriozisht nga Kuvendi, atëherë ai do të shkojë në Parlament së bashku me popullin dhe do të firmosë dekretin e tij të dytë, atë të shpërndarjes së tij. Përtej kërcënimeve, Meta nuk ka asnjë të drejtë Kushtetuese për të shpërndarë Parlamentin. Ndërsa Komisioni i Venecias publikoi sot draft-raportin dhe është në pritje të komenteve të palëve, Kuvendit dhe Presidentit, për shqyrtim deri më 20 mars që do të paraqiten në raport. Raporti përfundimtar publikohet më 22 mars.
I.K/G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
31.7%
-
Të gabuar
53.5%
-
Nuk e di
14.8%
Vota total: 142
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vota e Diasporës, Balla: Mbi 50 mijë aplikime, ka një numër të lartë gabimesh, ja si të shmangni gjatë regjistrimit
22 Janar, 11:09
-
Vrasjet e 21 Janarit/ Taulant Balla: Nuk kemi ndenjur të heshtur e as indiferentë, Ne presim drejtësi
21 Janar, 12:07
-
Nesër 14-vjetori i krimit shtetëror, Balla kërkon drejtësi për 21 Janarin: Berisha, urdhëruesi politik i vrasjeve në bulevard, e pranoi edhe vetë! (VIDEO)
20 Janar, 16:28
-
Dosja Toyota Yaris/ Berisha del nga SPAK e publikon të tjera përgjime: Aty ku do të shkojë ai, do ia djegin letrat me benzinë, se bundra luan edhe me Taon
20 Janar, 12:03
-
Balla këshilla Diasporës në Torino: Regjistrohuni të jepni votën për Shqipërinë në BE, kujdes me aplikimin në KQZ! S’duhen ndërruar as makina dhe as shoferi!
19 Janar, 20:35
-
NDRYSHIMET/ Ekipi i PS për 11 majin! Drejtuesit politikë do jenë në listat e sigurta
14 Janar, 16:05
-
Taulant Balla takim me kryetarët e komunave të Puglias: Mbështetje për votën e emigrantëve
11 Janar, 16:20
-
Për 3 ditë nis regjistrimi i emigrantëve për zgjedhje, Rama rikthen turin me diasporën! Dërgon drejtuesit politikë në Greqi dhe Itali
9 Janar, 17:10
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
Ministri Taulant Balla e nis ndryshe vitin e ri! 1 janarin e 2025-ës e kalon duke luajtur futbollin 'me çunat e lagjes' te sheshi
1 Janar, 21:41
-
Balla nderohet nga Komuna e Deçanit me Titullin e Mirënjohjes, për 'angazhimin personal në ndërtimin e raporteve vëllazërore në mes të faktorit shqiptar'
28 Dhjetor 2024, 20:18
-
Mbyllja e TikTok, Balla: Platforma nuk përmbushi detyrimin për moderimin e postimeve në gjuhën shqipe
24 Dhjetor 2024, 12:17
O SAMI PO DOLI E KUNDËRTA QË PARLAMENTI DHE EDI RAMA KAN TË DREJT ÇFAR DUHET BËR ? ? ? ? ? ?
PërgjigjuUa futi Likja me sa duket bashke me Venecian...beni gati valixhet pa bilet kthimi!!!
PërgjigjuNese me te vertete raporti i Venecias do jete sic po thuhet, pra qe procesi i zgjedhjes ne Kushtetuese dhe ligji i betimit jane antikushtetues, jemi para nje dileme te madhe. Jo se presidenti kishte apo ka te drejte. Porse do ishim para faktit qe, Kuvendi dhe qeveria me shume gjasa kane shkelur rende Kushtetuten. Dhe si do veje puna me tutje? Keshtu qe me mire ta rregullojne raportin e mos na hapin avaze....
Përgjigju