Komisioni i Venecias ka gati draft-opinionin në lidhje me emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese që zhvilloi një luftë 'dhëmbë për dhëmbë' mes Kuvendit dhe Presidentit Meta. Kjo përplasje në lidhe me emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese përfundoi me kërkesë nga të dyja palët, Kuvendi dhe Presidenti, në Komisionin e Venecias, për të dhënë opinionin përfundimtar, se cili ka shkelur Kushtetutën dhe cili po e mbron atë. Në fillim të muajit shkurt Venecia dërgoi një delegacion ku u morën opinionin e të dyja palëve në lidhje me procedurën e emërimit, dhe sot më 6 mars draft opinioni është gati.
Komisioni i Venecias ka vendosur datën 13 mars si afat për autoritetet që të dorëzojnë komentet dhe deri më 19 mars do të bëhet përgatitja nga raportuesi për një version të rishikuar. Afati përfundimtar i komenteve do të jetë 20 marsi dhe nëse ka ato do të përdoren dhe paraqiten në opinionin përfundimtar.
Nëse deri më 20 mars nuk paraqitet asnjë koment, atëherë draft opinioni do të jetë edhe ai përfundimtar.