Betis i bën nder Barcelonës, ndal 1-1 Real Madridin në Sevilla (VIDEO)

Betis i bën nder Barcelonës, ndal 1-1 Real Madridin në Sevilla (VIDEO)

Betis 1-1 Real Madrid

Real Betis barazoi 1-1 me Real Madridin për raundin e 16-të në La Liga. "Galaktikët" u ndalën në "Villamarin" edhe pse kaluan të parët në avantazh, me Bellingham pas 53 minutave lojë. Pas një aksioni model të nisur po nga anglezi, Diaz i dhuroi një pasim fantastik mesfushorit që përballë Silvas nuk gaboi dhe përshëndeti rrjetën.

Kur u duk se madrilenët do kontrollonin gjithçka, ishte Ruibal që dhuroi një gol fenomenal nga jashtë zone. E djathta e tij nuk i la mundësi Lunin në portë dhe rezultati u barazua në 1-1.

Me 39 pikë, Real Madrid mban vendin e parë me një ndeshje më shumë në La Liga. Girona ndjek me 38 pikë dhe Barcelona me 34, teksa skuadrat përballen nesër në sfidën direkte mes tyre. Betis me 26 pikë qëndron në vendin e shtatë.

 

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë