Betohen 14 diplomatët e rinj, Ministrja e Jashtme: Nuk ka qëndrueshmëri pa meritokraci në shërbimin e jashtëm

Betohem para flamurit kombëtar në nderin dhe bindjen time që do respektoj Kushtetutën e Shqipërisë dhe do i shërbejë interesave të popullit dhe atdheut tim” ishte betimi që bënë 14 diplomatë të rinj duke iu shtuar sot diplomacisë shqiptare në shërbimin e jashtëm.

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, e cila mori pjesë në ceremoninë e betimit të diplomatëve të gjeneratës “Iliaz Vrioni”, tha të rinjtë po bëhen pjesë e diplomacisë shqiptare në një situatë shumë domethënëse për vendin dhe se meritokracia do të jetë baza e shërbimit të jashtëm.

“Politika e jashtme e Shqipërisë ka arritur sot suksese që dukeshin dikur të pamundura. Që nga Presidenca e OSBE e deri tek mandati në Këshillin e Sigurimit, ku performanca e Shqipërisë ka qenë vërtet e suksesshme, jam e sigurt që këto janë momente për të cilat do të flitet gjatë në këtë ministri e mes të gjithë kolegëve që do t’i bashkohen shërbimit në vitet që do të vijnë. Kjo performancë nuk mund të jetë e qëndrueshme nëse ne nuk arrijmë të afrojmë në shërbimin e jashtëm më të mirët. Dhe nëse nuk rikthejmë në shërbim në mënyrë sa më të plotë parimin e meritokracisë. Unë besoj fort tek potenciali që i sjellin të rinjtë këtij institucioni. Besoj fort që duke krijuar sa më shumë hapësira për ju, jemi duke garantuar të ardhmen e Shërbimit të Jashtëm edhe për vitet që do të vijnë. Prandaj ju uroj shumë suksese dhe ju garantoj që nëse punoni fort do të keni tek unë një mbështetëse shumë të fortë”,  tha Xhaçka.

Në gjeneratën e diplomatëve të rinj shumica janë gra e vajza, ndërsa sipas Ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme, shumë prej përfaqësive të Shqipërisë në botë drejtohen nga gratë e vajzat.  

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xhixhi: 15/04/2022 13:57

    Jeni te sigurte se keto jane me merite ketu? Shqiptaret nuk besojne.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Zelensky: Nuk kemi forca për të rimarrë Krimenë dhe Donbasin! Rusia: Të hapur ndaj propozimeve nga i dërguari i Trump

Zelensky: Nuk kemi forca për të rimarrë Krimenë dhe Donbasin! Rusia: Të hapur ndaj propozimeve nga i dërguari i Trump