Betohen në presidencë anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë

Betohen në presidencë anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë

Në Institucionin e Presidencës u zhvillua sot ceremonia solemne e betimit para Presidentit Ilir Meta të tre anëtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushaj, Ervin Pupe dhe Ilir Panda.

Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekreteve të Presidentit Meta, gjyqtarët e lartë, duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë u betuan para Kreut të Shtetit se:  “Betohem solemnisht se gjatë kryerjes së detyrës do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë, ligjeve në fuqi dhe do të respektoj rregullat e etikës profesionale!”

Presidenti Meta u uroi suksese dhe punë të mbarë anëtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë.

Në ceremoni e betimit ishin të pranishëm edhe Avokati i Popullit Erinda Ballanca, Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor Naureda Llagami, Zv/Kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Maks Qoku si dhe Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë