Betohet 3 prokurorët e rinj të SPAK, Meta: Mos u ndikoni nga të huajt, besnik vetëm Kushtetutës
Betimi i prokurorëve të SPAK
SPAK i shtohen 3 prokurorë të rinj duke e çuar numrin total të tyre në 12 anëtarë. Sotir Kllapi, Vladimir Mara dhe Dritan Prençi u betuan ditën e sotme para Presidentit Meta, i cili nuk kurseu sulmet për ndërkombëtarët duke paralajmëruar që të shmangen ndërhyrjet e huaja në sistemit të drejtësisë.
Betimi para presidentit shënon dhe fillimin zyrtarisht të detyrës së 3 prokurorëve të SPAK dhe nisjen e misionit për të luftuar korrupsioni dhe krimin e organizuar.
“Betohem solemnisht se gjatë kryerjes së detyrës do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë, ligjeve në fuqi dhe do të respektoj rregullat e etikës profesionale!”, tha të tre prokurorët e rinj të SPAK para presidentin Meta.
Dritan Prenci dhe Vladimir Mara kanë qenë të komanduar më parë në pozicion të përkohshëm në SPAK, por më 9 maj me vendim të KLP atyre iu besua mandati i plotë 9-vjeçar.
Ndërsa prokurori Sotir Kllapi është emër i ri që bëhet pjesë e Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion që më herët ka qenë drejtues prokurorie në Pogradec
Nga ana tjetër Presidenti Meta u kërkoi prokurorëve të nisin menjëherë nga puna dhe të zhvillojnë hetime në mënyrë efikase, profesionale dhe të pavarur. Meta nuk hezitoi edhe të sulmojë ndërkombëtarët duke iu drejtuar përfaqësuesve të sistemi të drejtësisë që të shmangin ndërhyrjet e huaja dhe të respektojnë vetëm Kushtetutën.
"Apeloj që të gjithë përfaqësuesit e sistemit të drejtësisë që të përmbushin detyrën e tyre në mënyrë efikase, profesionale dhe të pandikuar nga çdo ndërhyrje e brendshme apo e huaj, si dhe t’i qëndrojnë përherë besnik vetëm Kushtetutës dhe ligjeve në respekt të saj', tha Meta.
I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
53.1%
-
Jo
41.8%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 1911
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kryebashkiaku socialist i Libohovës, Leonard Hide sot në SPAK, së shpejti dosja në GJKKO
27 Janar, 10:07
-
Trafikonte armë për grupet kriminale, arrestohet në Kolumbi 33-vjeçari nga Tropoja! Tentoi të arratisej nga hoteli i ishullit ku qëndronte (EMRI+FOTOT)
27 Janar, 10:00
-
Tentoi të trafikojë në SHBA 1 ton kokainë më 2023, SHBA i kërkojnë Shqipërisë kolumbianin e arrestuar në laboratorin e Fushë-Krujës
25 Janar, 20:23
-
Blushi i PL sulmon SPAK nga Elbasani: Dumani vegël qorre e Ramës, nuk hetoi krimet elektorale! Do ngremë Ministrinë e Diasporës pas 11 Majit
25 Janar, 16:50
-
Komunitetet fetare e Rama 1 minutë heshtje për Kryepeshkopin Anastas! Begaj: Drejtoi kishën me mençuri e përkushtim! Meta: Trashëgimia e tij mbetet e gjallë
25 Janar, 08:35
-
Ekskluzive në Esencë/ Gardiani ‘besnik’ i Ramiz Alisë: Çfarë më thoshte në burg për Berishën, Hajdarin dhe Metën
24 Janar, 21:37
-
Ylli Pata: Gënjeshtrat e trasha nga PD, se Donald Trump pezulloi fondet për SPAK
24 Janar, 20:07
-
Afera 'Partizani'/ SPAK i jep leje Berishës që të mos paraqitet të hënën e 3 shkurtit: Do udhëtojë në Gjermani, e ka ftuar CDU
24 Janar, 16:34
-
Trump nuk ka hapur kurrë zjarr kundër amerikanëve si Berisha ndaj popullit të tij!
24 Janar, 14:01
-
Akuzohet për fshehje pasurie, GJKKO kthen dosjen për hetim në SPAK për Asllan Dogjanin, deputeti: Gjykata dha shpresë
24 Janar, 10:10
-
Fajtor për korrupsion në zgjedhje, GJKKO dënon Kryebashkiakun e Rrogozhinës me 1 vit burg! Edison Memolla: Do e ankimoj
24 Janar, 10:01
-
Pastronte paratë e vëllezërve Çopja, GJKKO rrëzon kërkesën dhe lë në burg Klajdi Merkajn
24 Janar, 09:04
Mos u ndikoni nga te huajt besim vetem tek "floriri".Ky eshte nje presion direkt i presidentit.Kur vjen puna per teatrin kerkon nderhyrje nderkombetare.Oj cfare hipokrizie e Ilir Metes.Shpresoj qe gjerat do vihen ne vend me pak durim por qe do vihen.Ilir dinjiteti nuk blihet.
PërgjigjuAkoma eshte ne pritje ?
PërgjigjuInteresant ! Shih sa i zgjuar ka qene populli yne nder mote. Gjuha vete ,ku dhemb dhëmbi. Pse i ka frikë te huajt ky burri trim me kushtetute ne dore ? Çfare dine te huajt qe ne shqiptaret s'e dime ? Çfare besojne te huajt qe ne shqiptaret s'e besojme ? Ja pra,qe ketij burrit s'i vjen turp fare tu kerkoje prokuroreve qe mos te ndikohen nga te huajt ,qe mos ta hetojne as per bllokun e eurove,as per floririn,as per Gjirin e Lalzit,as per guroret e mermerit,as,as,as.... Prandaj une qe e dua drejtesine ,nuk besoj fare te SPAKu.
PërgjigjuKur hyri edhe dyshja Mara Prenci ne Spak... ka marre fund reforma... dy me te paaftet, me sahanlepiresit, me te deshtuarit ne dosjet e tyre... hajde ishalla po ju bashkohet edhe lideri suprem, Besim Hajdarmuti
PërgjigjuJo por te te marrin mendimin ty,SPAK_U ka si busull ligjin e shtetit Shqipetar dhe kushdo qe e ka shkelur dhe do ta shkele,duke filluar nga ty e poshte do te pergjigjeni....je shumë i stresuar dhe nuk di se ç'fare flete.....
PërgjigjuVlad Mara, simbol i burrnise Burrelit !!! Vellai i Genti Mares, djalit me trim ne Burrel !!! Sukese Vlad, tan te mirat ne punen e re
PërgjigjuVilat aty Instuticione ne sherbim te Popullit... Ata Banoret ne Rec te Shkodres ..
Përgjigju