Betohet Artur Bushi në Krujë, pas tij edhe kryetarët e ri të bashkive Pustec, Kuçovë, Lushnje dhe Roskovec

Ditën e sotme kanë bërë betimin e tyre kreu i bashkisë Krujë, Artur Bushi, në Pustec, Pali Kolevski, në Kuçovë, Kreshnik Hajdari, Fatos Tushe në Lushnje dhe Maljinda Bufi nw Roskovec.

Paraditen e sotme është betuar kryetari i bashkisë së Pustecit, Pali Kolevski. Vetë Pali Kolevski ka premtuar se do të punojë më shumë për qytetarët.  Nënkryetar për këtë bashkia janë zgjedhur Vasil Vasilevski dhe Adelina Tërpo. Po kështu në bashkinë e Pustecit është konstituuar edhe Këshilli Bashkiak. Në këtë bashki do të jenë 15 këshilltarë nga të cilët kanë dalë 2 nënkryetar dhe 1 anëtar për këshillin e qarkut. Në krye të këshillit Bashkiak është zgjedhur Silvana Sotiri ndërsa në krye të këshillit të qarkut u vendos Vaske Kolevski.

Edhe kreu i bashkisë së Krujës, Artur Bushi, ka bërë betimin e tij ku ka premtuar se do të bëjë të pamundurën për të punuar mirë për qytetin e Krujës. "Do të bëjmë infrastrukturën e Krujës. Do të japi një shërbim sa më të mirë për qytetin." ka thënë Bushi. Më pas është konstituuar edhe Këshilli Bashkiak i Krujës. Përkatësisht në krye të Këshillit është zgjedhur Besa Sheta, e cila mban edhe detyrën e Drejtoreshës së Gjimnazit të Krujës.

Po ashtu edhe  në bashkinë e Kuçovës është betuar kryetari i ri i bashkisë i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, Kreshnik Hajdari.  "Qytetarët presin shumë. Dhe kur të takohemi pas 4 vitesh të vij para jush me një listë të punëve që kam bërë. Do të trajtojë me respekt çdo kritike dhe sugjerim." ka deklaruar Hajdari para betimit të tij. Si n/kryetar i Bashkisë së Kuçovë është zgjedhur Shpëtim Nishani. Pas betimit është konstituuar edhe këshilli bashkiak. Gjithësej në këtë bashki janë 31 këshilltarë të gjithë nga radhët e PS. Kryetar i KëshilliT është zgjedhur Migena Bullari me 26 vota.

Më parë gjatë paradites së sotme është betuar për një mandat të tretë edhe Fatos Tushe në Lushnje. Nënkryetar i bashkisë është emëruar Skënder Gega. Gjithashtu është konstituuar Këshilli Bashkiak i Lushnjes që përbëhet nga 41-këshilltarë nga të cilët 40 janë të Aleancës për Shqipërinë Europiane dhe një i Bindjes Demokratike. Kryetar i Këshillit Bashkiak është emëruar Ferdinand Gjermeni. Në betimin e Tushes dhe konstituimin e Këshillit Bashkiak kanë qenë të pranishëm, kryetari i Kuvendit njëkohësisht drejtuesi i PD për qarkun e Fierit, Gramoz Ruçi si dhe deputetët e Lushnjes, Bashkim Fino, Tatjana Pito si dhe Bujar Cela. Pas betimit të Fatos Tushe Këshilli vijoi me rendin e ditës në këtë mbledhje të parë.

Ndërsa pasditen e sotme është betuar kryebashkiakja e re e Roskovecit Majlinda Bufi  dhe është konstituuar edhe këshilli bashkiak i kësaj bashkie. Ditën e sotme kanë marrë mandatet 19 këshilltarë mes tyre 17 nga PS, 1 nga Aleanca për Demokraci dhe 1 nga PDS. Kjo bashki do duhet të kishte në përbërjen e saj 21 këshilltarë por dy nga të zgjedhurit nuk kanë marrë pjesë në mbledhje duke bërë të pavlefshëm mandatin e tyre. Kreu i Këshillit është zgjedhur Kadri Hysa. Në mbledhjen e parë të këshillit ka qenë edhe kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi. Në fjalën e saj, kryebashkiakja e re Majlinda Bufi u shpreh se do të jetë zëri i opozitës në çdo vendimmarrje.

 Pali Kolevski kryebashkiaku i Pustecit

Kreshnik Hajdari kryebashkiaku i Kuçovës

Artur Bushi kryebashkiak i Krujës

Fatos Tushe kryebashkiaku i Lushnjes

Konstituimi i Këshillit Bashkiak Pustec

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK