Betohet pa incidente kryebashkiaku i ri i Pogradecit, kryetari në ikje: Po lë një bashki me taksa të ulura (VIDEO)

POGRADEC- Është betuar kryetari i ri i bashkisë së Pogradecit i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, Ilir Xhankolli. Bashkia e Pogradecit është bashkia e fundit e qarkut të Korçës që emëron kryebashkiakun e ri. Po ashtu në këtë bashki është konstituuar edhe Këshilli bashkiak. Pasi votimit kryetar i Këshillit Bashkiak i Pogradecit është zgjedhur Sotiraq Mangëri. Ndërsa nënkryetarët e zgjedhur janë Manjola Kamolli dhe Kostandina Gjoka.

Konstituimi i Këshillit dhe betimi i Xhankollit është bërë në ambientet e një hoteli në qendër të qytetit të Pogradecit pasi në bashki prej mëngjesit ka qenë kryetari në ikje Eduart Kapri. Ky i fundit ka deklaruar se nuk do ta lëshojë zyrën deri në orën 16:00 pasi për të vijon orari zyrtar i punës.

"Sot qytetaret ndihen të dhunuar nga pushteti që i mori të gjitha. Ne kemi përgjysmuar borxhet. Edhe pse qeveria nuk na mbështeti, ne realizuam dhjetra projekte. Jam munduar të jem qytetar si gjithë të tjerët. I kam shërbyer gjithkujt, pa dallime politike. Ne këtë situatë politike, PD nuk mori pjesë në zgjedhje. Kam lënë një bashki ku janë ulur taksat dhe janë rritur të ardhurat. Do të jem në detyre deri në orën 16." ka thënë ndër të tjera Kapri.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion