Betohet para Presidentit gjyqtarja e re e Kushtetueses Marjana Semini! Të hënën e ardhshme Gjykata e Lartë voton për zëvëndësimin e Vitore Tushes
Marjana Semini dhe Bajram Begaj
Marjana Semini nga sot është anëtarja e re e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë. Semini është betuar sot në institucionin e Presidentit të Republikës.
Presidenca njofton se pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të vendimit përkatës të emërimit të saj, Gjyqtarja Marjana Semini me dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë u betua para Presidentit të Republikës se: “Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnike Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë”.
Presidenti Begaj i uroi suksese zonjës Marjana Semini në detyrën e re të anëtares së Gjykatës Kushtetuese.
Në ceremoninë solemne të betimit ishin të pranishëm Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, znj. Vitore Tusha, kryetarja e Komisionit të Ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë, znj. Klotilda Ferhati Bushka, përfaqësues të Delegacionit të BE-së si dhe OPDAT si dhe anëtarë të Kabinetit të Presidentit të Republikës.
Marjana Semini ka plotësuar kështu një prej vakancave që ishin krijuar dhe institucioni i emërtesës ishte Kuvendi i Shqipërisë. Edhe pse ajo nuk arriti të merrte 84 vota ajo u emërua anëtarë e Kushtetueses për shkak se ishte e radhitura e para nga 3 kandidatët në listën e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Semini mori 58 vota nga mzhoranca, kundrejt 14 për Ardian Dvoranin dhe 2 për Arta Vorpsin.
Ndërkohë që Gjykata Kushtetuese pritet të plotësohet për herë të parë me të gjithë kandidatët e saj që prej nisjes së procesit të vettingut. Me zëvendësimin e Vitore Tushës, kryetares në detyrë të Kushtetueses i ka mbaruar mandati që prej vitit 2017, të gjithë anëtarët do të kenë tashmë një mandat të plotë për herë të parë pas miratimit të reformës në drejtësi. Gjykata e Lartë ka njoftuar se mbledhjen e Posaçme për zëvendësimin e Vitore Tushës do ta zhvilloje të hënën e 16 janarit ora 9:30.
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Mars, 10:09
Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?
-
Shumë
83.5%
-
Pak
11.9%
-
Nuk e di
4.5%
Vota total: 1410
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Begaj takim me ambasadorët austriakë në Ballkan: Vendi juaj ka ndihmuar Shqipërinë në momentet kyçe të historisë, përfshirë edhe anëtarësimin në BE
19 Mars, 14:20
-
Iu sekuestruan celularët, gazetari Elton Qyno në Kushtetuese! Kërkon asgjësimin e materialeve që SPAK i mori nga telefonat
19 Mars, 11:56
-
Presidenti Begaj pret nënkryetarin shqiptar të parlamentit të Malit të Zi, në fokus rritja e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve
18 Mars, 14:30
-
Dosja e aferës Partizani/ Pasuritë e Malltezit mbeten të sekuestruara, Gjykata Kushtetuese refuzon shqyrtimin e çështjes
16 Mars, 22:02
-
Festë dhe fushatë! Opozita zbret në Elbasan për Ditën e Verës! Rama e Begaj urojnë nga rrjetet sociale
14 Mars, 07:03
-
Begaj në Azerbajxhan, merr pjesë në Forumin Global në Baku: Kemi nevojë për një rend botëror, ku konfliktet nuk mbahen të ngrira por zgjidhen
13 Mars, 16:21
-
Presidenti Begaj niset drejt Azerbajxhanit, pjesë e forumit të 12-të global Baku
12 Mars, 08:35
-
Komisionerja e BE për Zgjerimin do të vijë në Tiranë më 13 mars, zbulohet agjenda
7 Mars, 19:04
-
'Berisha në arrest vetëm se nuk respektoi detyrimin e paraqitjes', Kushtetuesja zbardh vendimin, konfirmon dopio standardin e SPAK për të akuzuarit me korrupsion: "Provat ruhen edhe me arrest shtëpie”
7 Mars, 10:11
-
Kreu i delegacionit të BE takohet me gjyqtarët e GJK, Gonzato: Do vijojmë të mbështesim reformën në drejtësi dhe Gjykatën Kushtetuese
6 Mars, 19:28
-
Begaj takim me ministrin e jashtëm çek: Marrëdhëniet e mira mes dy vendeve janë reflektuar dukshëm në turizëm
6 Mars, 12:25
-
PD kërkesë Kushtetueses: Detyroni Kuvendin për konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të Vullnet Sinajt (DOKUMENTI)
5 Mars, 15:41