Betohet qeveria e re greke
zgjedhjet mbahen më 17 qersho

Betohet qeveria e re greke <br />zgjedhjet mbahen më 17 qersho
ATHINE- Është betuar sot në Presidencë qeveria e re greke, e cila do të cojë vendin në zgjedhjet e 17 Qershorit. Qeveria e kryeministrit, Panajotis Pikramenos përbëhet nga 16 ministra, (pa zëvendësministra), të cilët janë kryesisht profesorë universiteti, ish-ministra dhe diplomatë. Z. Pikramenos u betua mbrëmë rreth orës 20:00, me dorë në Bibël sipas traditës greke dhe më pas zhvilloi deri në mesnatë një takim me z. Lukas Papadhimos, i cili i dorëzoi detyrën.

BQE PEZULLON VEPRIMET ME DISA BANKA GREKE
Banka Qëndrore Europiane pezullon veprimet bankare me disa banka greke. Burime nga BQE i thanë agjencisë Rojter se Banka Qëndrore ka ndaluar cdo likujditet me disa banka greke për shkak të rikapitalizimit pa sukses nga këto banka.
Veprime e BQE pasojnë shqetesimët në mesin e investitorëve se Greqia mund të përjashtohet nga Eurozona, por dhe gjendjen e dobët të sistemit banker ku grekët kanë tërhequr sasi të madhe parash nga frika se vendi mund t’i largohet monedhës europiane.
Burimet thonë se operacionet financiare të BQE janë ndërprerë me të paktën 4 banka greke, emri të cilave nuk bëhet i ditur. Bankat rezultonin me bilance negative.
Sipas rregullave të veta BQE nuk mund tu sigurojë likuiditet bankave në një situatë të tillë. Të njëjtat burime thanë gjithashtu se pas procesit problematik zgjedhor pak shanse ka për rikapitalizimin e këtyre bankave.

(jd/ns/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden synon të zbusë tensionet në Lindjen e Mesme

Presidenti Biden synon të zbusë tensionet në Lindjen e Mesme