Jemi mësuar me shpenzimet marramendëse që bëjnë personazhet e njohur botërorë. Duke pasur një pasuri të madhe, ata ia lejojnë vetes të bëjnë edhe të blerje të ndryshme dhe nga më të çmendurat. Diva e muzikës pop Beyonce, ka bërë një blerje të çuditshme.
Nëse mendoni se ka blerë një shtëpi, makinë, apo gjëra të këtij lloji gaboheni. Mbretëresha Bey është tashmë pronarja e një kishe në New Orleans.
(Kisha në New Orleans e blerë nga Beyonce)
Beyonce e ka blerë këtë kishë plot 850 mijë dollarë. Kjo kishë më shumë se 100-vjeçare, nuk vizitohet nga besimtarët që nga viti 1900.
Një ndër arsyet se përse Beyonce e ka zgjedhur pikërisht në New Orleans, është sepse motra e saj Solange jeton pranë saj.
Me siguri tashmë kisha e yllit të muzikës pop do të mirëpresë shumë besimtarë.